“MBI MIRATIMIN E RRJETIT TË LINJAVE TË MËSUESVE DHE NXËNËSVE, SI DHE DISTANCAVE DHE KATEGORIZIMIN E RRUGËVE NË LINJAT RRETHQYTETASE TË QARKUT SHKODËR NË TRANSPORTIN E ARSIMTARËVE DHE NXËNËSVE”.

 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër i mbledhur sot me datën 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve (Sektori i Transportit), për miratimin e distancave të këtyre linjave dhe kategorizimin përkatës të rrugëve në Qarkun e Shkodrës ku përfshihen rrethet Shkodër, Pukë e Malësi e Madhe, mbështetur në Ligjin Nr.8652 ,datë 31/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore” (neni 54); Ligjin Nr.10302, datë 15/07/2010 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8308, datë 18/03/1998 për transportet rrugore i ndryshuar”(neni 12, shkronja b; nenet 17, 20); Udhëzimin Nr.15, datë 24/07/2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të liçencave, autorizimeve dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugorë ” të ndryshuar, (neni 19, paragrafi II; neni 20, paragrafi III; neni 2, pika 27/a,b  udhëzimi 15); V.K.M Nr. 709, datë 05/11/2011 “Për përdorimin e fondeve pubike për transportimin e mësuesve dhe të nxënësve që punojnë e mësojnë jashtë vendbanimit të tyre” (pika 3);  Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr.22, datë 29/05/2008 “Për përdorimin e fondeve të planifikuara për transportin e mësuesve dhe të nxënësve që mësojnë e punojnë larg vendbanimit të tyre” (pika 8), pas diskutimitnga anëtarët ;    

 

 

 

                                       

 

                                                                        VENDOSI:

 

 

 

1.      Të miratojë rrjetin e linjave të transportit të mësuesve dhe nxënësve jashtë vendbanimit të tyre, si dhe distancat e këtyre linjave me kategoritë e tyre përkatëse për Qarkun e Shkodrës ku përfshihen rrethet Shkodër, Pukë e Malësi e Madhe ;

 

 

 

2.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve, Sektori i Transportit & Emergjencave Civile në Këshillin e Qarkut Shkodër dhe Drejtoria Rajonale Arsimore Shkodër ;

 

3.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas shprehjes së ligjshmërisë nga Prefekti.

 

KRYETARI

Maxhid CUNGU