V E N D I M
Nr. 11 , datë 24.02.2009
Mbi prononcimin për privatizimin e objekteve të Nd.M.Rr.Rurale Shkodër.”
1. Të miratojë futjen në proces privatizimi të ndërtesës, ku sot punon Drejtoria e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale Shkodër, me kushtin që derisa të ekzistojë kjo ndërmarrje, ndërtesa të jetë në shërbim të saj si deri më sot, pa asnjë detyrim ndaj personit që e merr në pronësi këtë ndërtesë.
2. Ngarkohet Drejtoria e shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut për zbatimin e këtij vendimi.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI