“Mbi miratim fondi për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian për vitin 2012.”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit, “Mbi miratim fondi për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian për vitin 2012.”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, pas dikutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. Të miratojë për përdorim fondin prej 3 500 mijë lekë për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian .
2. Ky fond do të përdoret nga Art 604, Program 04980.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Drejtoria e Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkoder .
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.