V E N D I M
Nr.10 Datë 27.01.2010
“Mbi miratimin e përdorimit të Fondit Rezervë të vitit 2010 për rast emergjence ”
V E N D O S I :
1.-Të miratoje shumën prej 2 000 mijë lekë, nga Fondi Rezervë i vitit 2010 i Këshillit të Qarkut Shkodër, për Emergjencë, me rastin e evidentimit dhe vlerësimit të dëmevë të shkaktuara nga rreshjet e shiut e përmbytjet në Qarkun e Shkodrës.
2.-Ky fond do të përdoret për shpenzimet e kryera gjatë proçesit të evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, për blerje dhe shërbime të kryera për këtë qëllim.
3.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit,Drejtoria e Prokurimeve Publike dhe e Shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër .
4.-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë .
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI
Gjovalin KOLOMBI