Mbi disa ndryshime të Fondeve  të trashëguara nga viti 2011 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit, “Mbi disa ndryshime të Fondeve  të trashëguara nga viti 2011 , bazuar në Ligjin nr. 8652 datë 31.07.2000 ”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit  buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, pas dikutimit nga anëtarët  :

V E N D O S I :

1-Të miratojë;

Pakësimin e  planit të të ardhurave  të parealizuara nga viti 2011 në shumën 2 941 700 lekë dhe përkatësisht:

 

  Administrata            Art. 604 leke      251 000

  Nd/ja R.rr.Rurale     Art. 600 lekë   2 303 731

                                    Art. 602 lekë      386 969

                                    Totali              2 941 700

 

2. –Nga fondet e mbetura nga viti 2011, në Program 01110, Art 602, të bëhet përdorimi për;

 

– Blerje  paisje komunikimi  në shumën prej                   100 000 leke.

– Blerje paisjesh për zyra në shumën  prej                       250 000 lekë.

– Paisje dhe instalim kondicioneresh në shumën prej      300 000 lekë

– Shpenzime operative në programin 04530, në shumën prej 1 000 000 lekë.

 

3. – Fondet e trashëguara nga viti 2011, Program 01110, Art. 600  në shumën 1 885 702 lekë, të    

       ripërdoren  në vitin 2012, në Art 600 të  Programit 01110 .

 

4. –Fondet e trashëguara nga viti 2011, Program 01110, Art. 601  në shumën 484 663 lekë, të 

       ripërdoren  në vitin 2011,në Art 601 të  Programit 01110 .

 

5.- Fondet e mbetura në Programin 04980, Art. 605, në shumën 92 048, të përdoren po në Art 605,

    Prog.04980 për vitin 2012.

 

6- Nga fondet e mbetura në Programin 01110, Art. 231,”Rikonstruksion ndertese”

     ne shumën 400 000 lekë, për vitin 2012 ,do të bëhët përdorimi si më poshtë;

 

– Blerje paisje kompjuteri  në vlerën 250 000 lekë,

– Blerje objekt arti             në vlerën 150 000 lekë.

 

7- Fondet e mbetura në Programin 01110, Art. 231, ‘Paisje kompjuteri” dhe  “Paisje Zyrash”do të ripërdoren në vitin 2012.

8.-  Fondet e trashëguara nga viti 2011,    Art. 609, Fondi i Kontigjences,   në shumën 1 900 000 lekë, te transferohen ne programin 04530, Art.600  të Nd/jes R.R.Rurale  Shkodër.

9.-  Fondet e trashëguara nga viti 2011, në Programin 04530, në  Art. 601, në shumën 405706 lekë, të  ripërdoren  në vitin 2012, në Art 601 të  Programit 04530 .

10.- Fondi i mbetur në Programin 04530, Art 602 të ripërdoret në Art 602 të Programit 04530 të vitit 2012  sipas planit analitik të miratuar.

11.- Fondi i mbetur nga diferencat e  prokurimit në Programin 04530, Art 231 në shumën 156 lekë  të transferohet  dhe të përdoret në Art 602 të Programit 04530 të vitit 2012  sipas planit analitik të miratuar.

12.-Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit,Drejtoria e Prokurimeve Publike dhe e Shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër .

13.-Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë .

 

 

K R Y E T A R I

 Maxhid CUNGU