PËR DHËNIE STATUSI “DËSHMOR I ATDHEUT”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 23/ 12 / 2016, pas shqyrtimit të Relacionit tëDrejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve në bazë të propozimit të Këshillit të Bashkisë Pukë të miratuar me Vendimin nr.53, datë 31.10.2016, në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Përvetëqeverisjen vendore”,tënenit 2 “shkronja e”dhe  nenit 5 tëligjit nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.151, datë 25.04.2002 “Për Statusin Dëshmor i Atdheut” i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtarët.miratohet me 13 vota pro

V E N DO S I :

 

1.      T’i propozojë Komisionit Qëndror të Statusit “Dëshmor i Atdheut” pranë Këshillit të Ministrave, dhënien e Statusit “Dëshmor i Atdheut” për të ndjerin Ndrec Mark Ndreca (Rama), ekzekutuar pa gjyq me vdekje për motive politike.

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

3.      Ky vendim hyn    fuqi menjehere pas shpalljes .

          Miratuar në datën 23/12/2016

          Shpallur në datën 30/12/2016

 

 

               Sekretar i Këshillit                                                            K R Y E T A R I

 

                Gjon MARKU                                                                 Greta BARDELI