Mbi miratimin e marrëveshjes për zbatimin e projektit “BlueNET”,
Thirrja EASME/EMFF/2015/1.2.1.7
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga zyrtarët e administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi miratimin e marrëveshjes për zbatimin e projektit Blue NET – Maritime Clusters Network for Blue Growth “BlueNet”, Thirrja EASME/EMFF/2015/1.2.1.7 , ku Këshilli i Qarkut Shkodër është partner në projekt”, mbështetur në shkronjën “b” të pikës 1.5 të nenit 9 dhe nenin 77 të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, pas diskutimit nga anëtarët;
V E N D O S I :
- Të miratohet marrëveshja e partneritetit për Projektin “BlueNet”e lidhur midis Rajonit Molise, Itali, Këshillit të Qarkut Shkodër dhe partnerve të tjerë të përfshirë.
- Të miratohet përdorimi i fondit të akorduar, sipas buxhetit të projektit.
- Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
Miratuar në datën 16/09/2016
Shpallur në datën 19/09/2016
K R Y E T A R E
Greta BARDELI