Mbi  numrin dhe pagesën  e punonjëses/it me kontratë të përkohshme pune për  

Këshillin e  Qarkut Shkodër për Vitin 2016

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër“Mbi  numrin dhe pagesën  e punonjëses/it me kontratë të përkohshme pune për Këshillin e  Qarkut Shkodër për vitin 2016”, mbështetur në pikën  3 të nenit 4, nenin 13, pikën 1 të nenit 78, pikën 2 të nenit 81, shkronjat  a”, “c” dhe “d”, të pikës 1 dhe pikën 2 të  nenit 113, nenin 116 të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse; ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë  i ndryshuar; shkronjën “ç  të nenit 77 , shkronjat  d”,  dh”,  “e” dhe “ë  të nenit  83 të  ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; në ligjin nr.10405, datë 24.03.2011 ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve“; si dhe shkresën e Ministrisë së Financave nr.prot. 9310/1, datë 12.07.2016 ‘Përgjigje e shkresës nr.669, datë 27.06.2016”, pas diskutimit nga anëtarët:

 

 

V E N D O S I :

 

 

1.      Të miratojë numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme pune, i cili është 1 (një) për vitin 2016, sipas tabelës që është pasqyruar tek Relacioni bashkëngjitur.

  1. Koha mesatare ditore do të jetë 8 orë/ditë, ndërsa niveli i pagës për punonjësin administrativ, do të jetë i njëjtë me punonjësit administrativ në administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër.
  2. Burimi financiar do të jete  Granti i Këshillit të Qarkut Shkodër.
  3. Ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
  4. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016

 

 

K R Y E T A R E

Greta  BARDELI