Mbi miratim fondi per Investim “Rikonstruksion –Asfaltim Rruga e Velidaneve,
Fshati Berdicë e Mesme Bashkia Shkodër
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial“Mbi miratim fondi per Investim “Rikonstruksion –Asfaltim Rruga e Velidaneve, Fshati Berdicë e Mesme Bashkia Shkodër”, bazuar në nenin 77 të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 ”Për vetëqeverisjen vendore”,ligjin nr.147/2016 ”Për buxhetin e vitit 2016”, Udhëzimin Plotësues nr.1, datë 15/01/2016 ”Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2016”, në nenin 44 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër Shkodër nr.7 datë 30.01.2016 ”Mbi miratimin e buxhetit të vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. Të miratojë fondin në shumën 4400000 lekë për investimin “Rikonstruksion –Asfaltim Rruga e Velidaneve”, Fshati Berdicë e Mesme, Bashkia Shkodër.
2. Të miratohet rishpërndarja e fondit nga Progr.04980, Kap.1, Art.604 ne Progr. 04530, Kap.1, Art. 231 në shumën 4400000 lekë.
3. Të miratohet ndryshimi në Rregjistrin e Parashikimit të Prokurimeve Publike për Këshillin e Qarkut Shkodër për vitin 2016.
4. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër.
5. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
Miratuar në datën 16/09/2016
Shpallur në datën 19/09/2016
K R Y E T A R E
Greta BARDELI