Për zevendësimin e përfaqësuesit të Këshillit të Bashkisë Pukë

në Këshillin e Qarkut Shkodër

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e datës 06/09/2016, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Sekretari i Këshillit të Qarkut Shkodër ”Për zevendësimin e antarit të  Këshillit të Qarkut Shkodër”, kërkesën nr.175/3 prot. datë 18/02/2016 të Kryetarit të  Këshillit të Bashkisë Pukë dhe vendimet nr.30 dt. 19/12/2015, nr.31 dt. 19/12/2015, nr.3 dhe nr.4 të datës 28/01/2016 të Këshillit të Bashkisë Bukë,  mbështetur në pikën 2 të nenit 49 të  ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe në bazë të Vendimit të KQSH-së nr.45, datë 12.09.2015 “Për konstituimin e KQSH-së” dhe Vendimit të KQSH-së nr.47, datë 12.09.2015 “Për zgjedhjen e antarëve të Kryesisë të KQSH-së”, pas diskutimit nga anëtarët me 11 (njëmbëdhjetë) vota “PRO”:

 

  

V E N D O S I :

 

1.      Të miratojë ndryshimin e Vendimit të KQSH-së nr.45, datë 12.09.2015, që konsiston në zevendësimin e Znj.Saimira Laçi ish-antare e  Këshillit të Qarkut Shkodër me Z. Ardian Palokaj i zgjedhur nga Këshilli i Bashkisë Pukë për të përfaqësuar Këshillin e Qarkut Shkodër.

2.      Të miratojë ndryshimin e Vendimit të KQSH-së nr.47, datë 12.09.2015, duke zëvendësuar Znj.Saimira Laçi  ish-antare e Kryesisë së KQSH-së me  Z.Gjon Gjonaj antar Kryesie i Këshillit të Qarkut Shkodër.   

3.      Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër.

4.      Ky vendim hyn në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes.

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016

 

 

K R Y E T A R E

Greta BARDELI