V E N D I M

 

Nr. 27, Datë  06 / 06 / 2016

 

Për dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, në bazë të propozimit të Kryetares së Këshillit Qarkut Shkodër, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Komisioni Këshillimor pranë Këshillit të Qarkut Shkodër “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”,  mbështetur nëshkronjën “dh të pikës 1të nenit 113 të  ligjit nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar;  shkronjën “ll” të nenit 77, pikën 1 të nenit 78   ligjit Nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;  nenet 14, 15 dhe 16 të ligjit nr.112/2013 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.861, datë 10.12.2014 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisioneve këshillimore për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, pas diskutimit nga anëtarët,

V E N D O S I :

 

1.      Dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT” për Haxhi Faik Hoxha(pas vdekjes), Ish Myfti i Shkodrës, me motivacionin:

 

“Për veprimtarinë e shquar në ringjalljen e besimit fetar, për kontributin në ringritjen e institucioneve të kultit dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Qarkun Shkodër”.

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër  dhe  anëtarët e Komisionit Këshillimor të KQSH-së  “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”.

 

3.      Ky vendim hyn  në fuqi 10 dite pas shpalljes së tij.

 

 

K R Y E T A R E
Greta BARDELI