V E N D I M
Nr. 26, Datë 06 / 06 / 2016
PËR DHËNIE STATUSI “DËSHMOR I ATDHEUT”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pas shqyrtimit të Relacionit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve të përgatitur mbi bazën e kërkesës të Shoqatës Patriotike Kulturore Ana e Malit dhe dokumentacionit shoqërues, në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të nenit 2 “shkronja a” dhe nenit 5 të ligjit nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.151, datë 25.04.2002 “Për Statusin Dëshmor i Atdheut” i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. T’i propozojë Komisionit Qëndror të Statusit “Dëshmor i Atdheut” pranë Këshillit të Ministrave, dhënien e Statusit “Dëshmorë të Atdheut” patriotëve të Anës së Malit, Shkodër, që dhanë jetën e tyre për liri dhe pavarësi kombëtare në mbrojtjen e Shkodrës nga malazezet në 1912-1913, sipas listës pasqyruar tek Relacioni bashkangjitur.
2. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
3. Ky vendim hyn në fuqi 10 dite pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI