V E N D I M
Nr. 25, Datë 06 / 06 / 2016
PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI SHTETËROR TË POSAÇËM
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pas shqyrtimit të Relacionit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve të përgatitur mbi bazën e kërkesës të Z.Muhamet Sokoli dhe dokumentacionit shoqërues, në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 5 të Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të VKM-së nr.429, datë 12.09.2002 “Për kushtet e përfitimit, shumën dhe procedurën e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore” i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. T’i propozojë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror, Mjeshtrit të Sportit Z.Muhamet Sokoli, për kontributin e tij të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm në sportin e basketbollit.
2. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
3. Ky vendim hyn në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI