V E N D I M
Nr. 22, Datë 06 / 06 / 2016
Për përcaktimin e prioriteteve në fushën sociale për vitin 2016
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit Social pranëDrejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial “Për përcaktimin e prioriteteve në fushën sociale për vitin 2016”, mbështetur në pikën 2 të nenit 110 të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, ligjin nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët;
VENDOSI:
1. Të miratojë listën e projekteve prioritare për fushën sociale.
2. Projektet prioritare janë:
a. Trajnimi i psikologëve në shkolla. Buxheti i parashikuar 500.000 lekë.
b. Dixhitalizimi social. Buxheti i parashikuar 2 000 000 lekë.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social e Territorial pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
4. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI