V E N D I M

 

Nr. 21, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi miratim fondi për Projektet Ndërkombëtare në kuadër të Programeve Ndërkufitare dhe  bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian për vitin 2016

 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin  eparaqitur nga Drejtoria e  Shërbimeve Juridike e Projekteve, si  dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe TerritorialMbi miratim fondi për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian për vitin 2016, bazuar në nenet 8, 9 dhe 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr.10152, datë 28.09.2009 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Adriatik, të Instrumentit të Ndihmës së Paraaderimit, IPA, Komponenti II – Bashkëpunimi Ndërkufitar për Shqipërinë”, Udhëzimin nr.10, datë 9.03.2015 “Për përcaktimin e proçedurave për menaxhimin nëpërmjet fondit kombëtar të bashkëfinancimit të buxhetit  të shtetit për projejktet IPA”, ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”,  Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër nr.7, datë 30.01.2016 ”Për miratimin e buxhetit të vitit 2016”, pas dikutimit nga anëtarët:

 

V E N D O S I :

 

 

1.      Të miratojë fondin në shumën prej 3 000 000 (tre milion) lekë, për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian.

 

2.      Ky fond do të përdoret nga Art 604, Kap.1, Program 04980.

 

3.      Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Kryetarja e Këshillit  të Qarkut  Shkoder .

 

4.      Ky vendim hyn ne fuqi 10 dite pas shpalljes së  tij.

 K R Y E T A R E
Greta BARDELI