V E N D I M
Nr. 20, Datë 06 / 06 / 2016
Mbi miratimin e Tavaneve Përgatitore dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2017-2019
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial “Mbi miratimin e Tavaneve Përgatitore dhe të Programit Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 ”, bazuar në ligjin nr. 139/2015 datë 17.12.2015 ”Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimin Nr.4/1, datë 29.02.2016 ”Për përgatitjen e Buxhetit Vendor”, pas dikutimit nga anëtarët :
V E N D O S I :
- Të miratojë Tavanet Përgatitore të Programin Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 , për çdo program për Këshillin e Qarkut Shkodër sipas pasqyrave bashkangjitur.
- Të miratojë Programin Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 për çdo program për Këshillin e Qarkut Shkodër sipas pasqyrave bashkangjitur.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Ky vendim hyn ne fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI