V E N D I M

 

Nr. 18, Datë  06 / 06 / 2016

 

Mbi miratim shtesë  fondi per Investimin “Rikonstruksion i fasadës dhe godinës së

Këshillit të Qarkut Shkodër 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin  e

nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial Mbi miratim shtesë fondi për Investimin “Rikonstruksion i fasadës dhe godinës së Këshillit të Qarkut Shkodër ”, bazuar në nenin 77 të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 ”Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr.147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”,  Udhëzimin Plotësues Nr.1, datë 15/01/2016 ”Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2016”, në nenin 44 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,  Vendimin e KQSH-së nr.56, datë 02.11.2015 ”Mbi miratim fondi për investimin “Rikonstruksion i godinës së Këshillit të Qarkut Shkodër”, pas diskutimit nga anëtarët;

 

 

                                                                 V E N D O S I :

 

1.      Të miratojë  shtesën e fondit për investimin ”Rikonstruksion i fasadës dhe godinës së Këshillit të Qarkut Shkodër”, në shumën 2 568 272 lekë. Për rrjedhojë vlera totale e investimit është 9 568 272 (nëntë milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

 

2.      Të miratohet rishperndarja e fondit nga Progr.04980,Kap.1,Art.604 ne Progr. 01110, Kap.1,Art. 231 në shumën 2 568 272 lekë.

 

3.      Të miratohet ndryshimi në  Rregjistrin e  Parashikimit të Prokurimeve Publike për Këshillin e Qarkut Shkodër për vitin 2016.

 

4.      Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetarja e  Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

5.      Ky vendim hyn ne fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

 


K R Y E T A R E
Greta BARDELI