V E N D I M
Nr. 16, Datë 06 / 06 / 2016
Mbi numrin dhe pagesat e punonjësve me kontratë të përkohshme pune për
Këshillin e Qarkut Shkodër për Vitin 2016
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër“Mbi numrin dhe pagesat e punonjësve me kontratë të përkohshme pune për Këshillin e Qarkut Shkodër për Vitin 2016”, mbështetur në pikën 3 të Nenit 4, Nenin 13, pikën 1 të Nenit 78, pikën 2 të Nenit 81, shkronjat “a”, “c” dhe “d”, të pikës 1 dhe pikën 2 të Nenit 113, Nenin 116 të Ligjit Nr.8417, Datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse; Ligjin nr.7961, Datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; shkronjën “ç” të Nenit 77 , shkronjat “d”, “dh”, “e” dhe “ë” të Nenit 83 të Ligjit Nr.139/2015, Datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; si dhe Ligjin Nr. 10405, datë 24.03.2011 ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve“, pas diskutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. Të miratojë numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme pune, i cili është 7 (shtatë) për Vitin 2016, sipas tabelës që është pasqyruar tek Relacioni bashkëngjitur.
- Koha mesatare ditore do të jetë 4 (katër) orë/ditë, pra 50 % të kohës normale të punës, ndërsa niveli i pagave për specialistët dhe punonjësit administrativ, do të jetë i njëjtë me specialistët dhe punonjësit administrativ në administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Burimi financiar do të jenë të Ardhurat e Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
- Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI