V E N D I M
Nr. 15, Datë 06 / 06 / 2016
Mbi ndryshimin e pagave të administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2016
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi ndryshimin e Pagave të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2016”, mbështetur në pikën 2 të nenit 113 të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”me ndryshimet përkatëse, shkronjën “ç” të nenit 77 të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në VKM-në nr.165 date 02.03.2016 ”Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativ të njësive të vëtëqeverisjes vendore”, ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, Udhëzimin Plotësues nr.1, datë 15.01.2016 ”Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2016”, Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkoder nr.4, datë 30.01.2016 ”Mbi strukturën organizative të administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër“, pas diskutimit nga anëtaret :
V E N D O S I :
- Të miratohet niveli i pagave të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër, sipas strukturës së miratuar për vitin 2016 me Vendimin e Këshillit të Qarkut nr. 4, datë 30.01.2016, sipas tabelës bashkangjitur.
- Burimi financiar do të jetë Transferta e Pakushtëzuar e vitit 2016.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Efektet financiare të vendimit fillojnë nga data 1 shkurt 2016.
- Ky vendim hyn ne fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI