V E N D I M

 

Nr. 14, Datë  06 / 06 / 2016

 

 Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga zyrtarët e Administratës së  Këshillit të  Qarkut Shkodër, me propozim të Kryetarit të Këshillit të Qarkut, pas diskutimit nga anëtarët, në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Nenit 77, gërma ç); Ligjit Nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë, datë 30.4.2015[1]; Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Ligjit Nr. 152/2013 ‘Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar); Ligjit Nr.9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në Administratën Publike” (i ndryshuar);  Ligjit Nr.9367, datë 07.04.2005 për “Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” (i ndryshuar); Ligjit Nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” (i ndryshuar); Ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 për “Mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar); LigjitNr.8927, datë 25.07.2002 Për Prefektin” (i ndryshuar); VKM-së Nr.511, datë 24.10.2002 për “Kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore” (i ndryshuar); VKM-së Nr.229, datë 23.04.2004 “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”; Vendimit të Këshillit të Qarkut Nr.4, Datë 30.01.2016 mbi “Strukturën Organizative të Administratës së këshillit të Qarkut Shkodër” si dhe të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim, pas diskutimit nga anëtarët;

 

 

V E N D O S I:

 

1.      Miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër, sipas materialit bashkëlidhur pjesë përbërëse e këtij Vendimi.

2.      Ngarkohet administrata dhe punonjësit e Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi. 

3.      Ky vendim hyn në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes.

K R Y E T A R E
Greta BARDELI