Shoqata “Dashamirët e Këngës Shkodrane”

Misioni:
Kjo shoqate eshte Legalizuar me vendimin e Gjykatës së Shkodrës nr.351 dt. 19.12.1996 dhe se misioni saj eshte të ruajë, përhapë dhe zhvillojë më tej këngën qytetare shkodrane, këtë vlerë të kulturës popullore shqiptare dhe ta mbrojë atë nga deformimet dhe goditjet që po i bëjnë këngët e rëndomta dhe pavlerë. 

Projektet e zbatuara:
Ø       Ka zhvilluar mbi 20 veprimtari në përkujtim të figurave të shquara të këngës qytetare shkodrane, si Palokë Kurti, Kolë Gurashi, Hasan Preza, Shefqet Kruja, Vëllezërit Paulin e Karlo Pali, Adil Ujkashi, Gjon Kujxhia, Sait Hoxha, Ndrekë Vogli(Naraçi), Zef Leka , Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, etj
ØKa realizuar rreth 30 emisione televizive për figurat më përfaqësuese, krijuese dhe interpretuese të këngës qytetare shkodrane
Ø       Ka një veprimtari të pasur botuese me librat e dala në qarkullim gjatë këtyre viteve si  “Në Shkodër të gjithë këndojnë” shkruar nga Isa Alibali, “Ndër gëzimet tona” të autorit Adil Ujkashi,”Në lulishtën e këngës shkodrane dhe të këngëtarëve” të pedagogut Ferit Bala, “Heti – njeri i urtë i Shkodrës” nga Sami Zaja, është botuar libri me përmbledhje të këngëve shkodrane të Kasem Taipit, redaktuar nga Selami Tabaku e Xhyher Cani, libri monument “250 këngë qytetare shkodrane” nga autorët Tonin Zadeja e Tonin Daija, një libër me vlerë të madhe për përhapjen dhe ruajtjen e këngës qytetare shkodrane nga ndikimet negative, i botuar dy herë deri tashtu me një tirazh të konsiderueshëm, librin monografik të Dr. Selami Tabakut për mecenin shkodran Sait Hoxha dhe tashti së fundi librin “Ceremoniali i dasmës në qytetin e Shkodrës” nga Prof. As.Dr. Miaser Dibra, ku shoqata ka dhënë një ndihmesë të dukshme me materialet që i ka vënë në dispozicion
Ø       Shoqata ka realizuar një kasetë me 14 këngë të reja qytetare shkodrane, krijuar nga poetët e kompozitorët tanë më të mirë
Ø       Ka zhvilluar me shumë sukses  “Ditët e këngës qytetare shkodrane”, (një koncert me nivel të lartë, një simpozium për problemet e këngës shkodrane dhe veprimtari të tjera të rëndësishme) që ishin jo vetëm një kurorëzim i një niveli të lartë të veprimtarisë së saj, por që i dha Shoqatës një vlerë të re në rrugën e saj për të ruajtur, mbrojtur dhe zhvilluar më tej kulturën qytetare në fushën e këngës
Ø       Ka organizuar shtatë mbrëmje të mëdha “Të këndojmë së bashku këngët e qytetit të këngëve”, etj.etj. 

Adresa Tonin Zadeja L.”P, Rexhepi”, Rr.”F.Shiroka”, 17
Person Kontakti:
Tonin Zadeja
Tel. 00355 224 4484
Cel. 068 21 57
352