Trashëgimia kulturore përbëhet nga vlera materiale dhe jomateriale, të cilat janë pjesë e pasurisë kombëtare

I. Vlerat materiale të trashëgimisë kulturore janë :

1. Objekte të trashëgimisë kulturore të paluajtshme, ku përfshihen :

a) qendra, zona dhe rajone, të banuara ose të pabanuara, me vlerë arkeologjike, historike, etnologjike, arkitektonike dhe inxhinierike. Të tilla vlerësohen edhe objektet e kësaj natyre në gjendje rrënoje, me vjetërsi mbi 100-vjeçare ;
b)  ansamble urbane, arkitekturore dhe historike, ndërtime ose konstruksione ndërtimore me vlera të veçanta. Të tilla janë objektet e kësaj natyre në gjendje rrënoje, me vjetërsi mbi 100-vjeçare.

2. Objekte të trashëgimisë kulturore të luajtshme, ku përfshihen :

a)   objekte, pjesë ose elementë të objekteve, të përfshira në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, si mozaikë, kolana, kapitele, skulptura, piktura murale, ikona, ikonostase, tavane karakteristike, mbishkrime, gurë varresh, me vjetërsi mbi 100-vjeçare;
b)   materiali i lëvizshëm arkeologjik, që del nga gërmimet arkeologjike, grumbullohen nga gjurmimet arkeologjike, ose vjen si gjetje rastësore apo që ruhet në koleksione ose fonde të tjera të ndryshme;
c)   krijimet artistike të të gjitha llojeve dhe gjinive. Këtu nuk përfshihen krijimet e autorëve të gjallë;
ç)   dokumente arkivore me rëndësi historike kombëtare;
d)   dorëshkrime dhe botime, libra dhe periodikë me vlera të veçanta, historike dhe bibliografike;
dh)  koleksionet e ndryshme filatelike, numizmatike të artit, me vjetërsi mbi 25 vjeçare;
e)   pajisje tradicionale pune, mjeshtërie dhe jetese. Mekanizmat, makineritë ose objekte të përdorimit të përditshëm ose ceremonial, me vlera artizanale, etnografike ose historike, objektet e prodhuara në mënyrë artizanale, me vjetërsi mbi 50-vjeçare dhe objektet e fabrikuara me vjetërsi mbi 75-vjeçare;
ë)   teknologji të prodhimit të produkteve të traditës;
f)   armët e ftohta dhe të zjarrit, të prodhimit artizanal ose të fabrikuara përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore;
g)    objekte personale të figurave të shquara historike;
gj)  objektet e përfshira në inventarët e pasurive, të shpallura në ruajtje ose në mbrojtje, të rrjetit muzeal e të galerive të artit dhe të institucioneve shtetërore të vendit deri në vitin 1991.

II.    Vlerat jomateriale të trashëgimisë kulturore janë :

1. Përdorimi i gjuhës shqipe në veprat letrare.
2. Folklori gojor i ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar.
3. Folklori vokal, koreografik dhe instrumental.
4. Zakone dhe doke tradicionale.
5. Besime dhe besëtytni të traditës.
6. Zejet e ndryshme tradicionale.

 

Atraksione arkeolo/etnografike në Qarkun Shkodër

 

Kalaja Rozafa ( Park arkeologjik) 

Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës.  Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend “ si vendi më i forte i Labeatëve”  (fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës).
Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftërat kundër Romës. Emri Rozafa del në mesjetë. Me këtë emër lidhet legjenda e cila  ka në qendër “mbajtjen e fjalës së dhënë” dhe si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vëllezërve që ngrinin muret e kalasë por të cilat  shembeshin natën.  Në hyrje të kalasë ndodhet basorelievi i Rozafës, dhe uji gëlqeror i cili depërton tek hyrja kryesore lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafë , i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjën e saj.
Formën e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të familjes feudale të Balshajve ( shek XIV). Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës Venecian, sidoqoftë shihen gjurmë edhe të periudhës së osmanëve ( shek XVI – XVII) dhe ustallarëve ( shek XVIII – XIX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe  rrethojnë një sip prej 9 hektarësh. Rozafa mbas një rezistence të fuqishme ra nën sundimin osman në vitin 1479.
Objekte të tjera brenda kalasë janë cisternat e ujit, të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Kisha e Shën Stefanit

Ne krahun perëndimor te kalasë ndodhet një objekt kulti, e vetmja ndërtese qe ka mbetur nga Shkodra e shek XIII. Kjo kishe quhej e tille ne nder te shenjtit Shën Stefan, mbrojtësit te qytetit ne mesjete. Ndërtimi është I stilit romano-gotik, me abside katrore, dhe mendohet te jete ndërtuar ne fund te shek XIII. Me pushtimin osman ne Shkodër, popullsia katolike detyrohet te braktise kalanë qe kthehet ne baze ushtarake osmane dhe kalaja kthehet ne xhami ( xhamia e sulltan fatihut-Mehmeti II) ne përkujtim te sulltanit qe pushtoi Shkodrën. Ky ndërtim, përben gjithashtu objektin me te vjetër te kultit te besimit islam. Është braktisur si xhami pas 1865 kur administrate osmane e vilajetit braktis kalanë, për tu vendosur përfundimisht ne qytetin e ri.

 

Muzeu Historik i Shkodrës

 

Është çelur në vitin 1947 dhe aktualisht ndodhet në një ndërtese monumentale të shek XIX në rrugën “Oso Kuka”. Si bazë për ndërtimin e këtij muzeu kanë shërbyer koleksionet arkeologjike dhe etnografike të Kuvendit Françeskan dhe Seminarit Jezuit të themeluar nga fundi i shek XIX. Sot muzeu është i konceptuar në disa sektorë siç janë ai i arkeologjisë, i historisë dhe ai i etnografisë.
Muzeu ka edhe bibliotekën e tij me një fond relativisht të pasur prej 15.000 titujsh nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Librat më të vjetër i përkasin shek XVII ku mund të përmendim “Doktrinën e Krishterë“ të Pjetër Budit. Kjo bibliotekë i mbulon të gjitha fushat e albanologjisë. Sektori i arkeologjisë ka një fond prej 500 objektesh, ndërsa ai i etnografisë ka një fond prej 1.500 objektesh. Në muze ka edhe një koleksion numizmatik.

Lagjja e Gjuhadolit

Shtrihet në qytetin e Shkodrës midis rrugëve “13 Dhjetori”  dhe “Branko Kadija”. Është një lagje mjaft interesante me arkitekturë të tipit Venecian ku bien në sy dritaret me kangjella. Në këtë rrugë gjenden disa nga ish rezidencat diplomatike të konsullatave të huaja në Shkodër. Në këtë lagje gjendet edhe kisha e Gjuhadolit ku është varrosur Gjergj Fishta, një prej figurave më të rëndësishme të letrave shqipe.

Fototeka Marubi ( Instituti I Fotografisë  Shqiptare)

Është krijuar në vitin 1970 dhe ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës.  Aty ruhen negativë të fotografive të cilat i përkasin një periudhe 150 vjeçare. Ndër to gjendet edhe negativi i parë i fotografisë shqiptare, i realizuar nga Pietro Marubi. Fototeka ruan një fond prej 500 mijë negativash. Këto janë realizuar në radhë të parë nga familja Marubi (Pietro, Kel dhe Gege Marubi), por edhe nga autorë të tjerë si Zhan Pici, Jakova, Rraboshta dhe Nenshati.

Banja e Vogël ( Hamami)

Ka qene e ndërtuar qe ne fillim te shek. XVIII dhe ka funksionuar deri ne fillim te viteve 20 te shek. XX, gjithmonë nen administrimin e Bashkisë se qytetit. Banja ishte ndërtese publike e stilit lindor dhe ishte ne shërbim te qytetareve. Sot ajo është monument kulture dhe mbrohet nga shteti

Xhamia e Plumbit

Eshët një monument kulture i qytetit të Shkodrës. Ajo ndodhet mbas kalasë së Rozafës në anën jugore të saj, ne një nga lagjet me te vjetra te qytetit. Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 nga Mehmet pashë Bushati sipas stilit të xhamisë Blu të Stambollit. Është një shembull unikal i stilit arabo moresk ne Shqipëri. Ndërtimi është realizuar me gurë te gdhendur kuadratikë. Kupola qendrore dhe një numër i madh kupolash te tjera te vestibulit kane qene te mbuluara me një shtrese plumbi, prej nga ka marre dhe emrin.        

Kulla e Gjonmarkajve

Ndodhet ne qendër te qytetit te Shkodrës. Është një ndërtim monumental i shek XIX qe i dedikohet familjes se Gjonmarkajve. Ka një stil mjaft elegant qe tërheq vëmendjen e vizitoreve te huaj. Pranë saj ndodhet dhe banesa e kësaj familjeje, por qe ka pësuar ndryshime te rëndësishme ne raport me strukturën fillestare.

Sahati i Iglizit

Kulla e sahatit bashke me shtëpinë karakteristike është ndërtuar nga lordi anglez Paget ne fund te shekullit XIX, i cili kishte ndërmend ta kthente ketë godine ne një kishe anglikane. Kjo kishe nuk funksionoi kurrë si e tille, pasi nuk u lejua nga banoret katolike te qytetit.

 

Ura e Mesit

Gjendet vetëm 8 km larg nga Shkodra mbi lumin Kir. Mbi këtë lumë kanë qenë gjithsej tre ura; Ura e Shtrenjtë, Ura e Kirit dhe Ura e Mesit. Në ditët e sotme ka mbijetuar vetëm Ura e Mesit, mbasi dy të parat janë shkatërruar. Ura e Mesit lidh Shkodrën me Drishtin dhe krahinën e Cukalit. Ajo është e veçantë në llojin e vet dhe përbën një  “monument kulture”. Kjo urë përmendet nga albanologu i shquar austriak Han, në mesin e shek XIX. Ura ka 13 harqe dhe gjatësia e saj është 103 metra.

Shpella e Gajtanit

Ne ketë shpelle dhe ne afërsi te saj janë gjetur vegla pune dhe kocka kafshësh te periudhës se Paleolitit te mesëm. Rëndësia e saj historike qëndron ne faktin se sot për sot është e vetmja prove e sigurt për hershmërinë e jetës njerëzore ne pellgun e Shkodrës. Kjo shpelle ka vlera te rëndësishme speologjike, mjaft atraktive për vizitoret.

 

Vendbanimi i fortifikuar i Kratulit ( Boks, Postrribe)

Kjo kështjelle ilire ( shek II-II para Kr) mendohet te jetë ndërtuar nga mbreti i fundit ilir Genti, si pike kontrolli e mbrojtje te kufijve lindore te mbretërisë se tij. Ruhen ende trakte muresh fortifikuese dhe portat. Muret rrethuese janë bere blloqe masive pa lidhje llaci

Tuma ilire ( Postribë)

Këto janë varreza me tuma ilire te kohëve parahistorike( Mijëvjeçari II dhe I para Kr). Ato kohe me pare numëroheshin rreth 250 cope te tilla. Kanë formën e një kodrine te vogël, bere me gurë dhe dhe’. Ne qendër kane varrin qendrën dhe ne brendësi plot varre te tjera te mëvonshme. Diku janë te vendosura ne grupe te vogla e diku te veçuara. Gjate gërmimeve ane gjetur mjaft objekte arkeologjike si qeramike, arme e stoli.

Kështjella e Drishtit ( Postribë)

Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm  gjendet poshtë vend gërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër – Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si një fortesë bizantine.
Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësinë nga Shkodra.

 

Qyteza e Ganjollës ( Nënshkodër)

Është një vendbanim i fortifikuar ilir qe ndodhet mbi një kodër te thepisur te fshatit Ganjolle. Gërmimet e bëra aty tregojnë për dy faza jete: Ganjolle I- Trakte muresh parahistorike ( shek XX-  XVII para Kr.) Ganjollë II- Mure te periudhës qytetare (shek II- I para Kr.). Poshtë kodrës se fortifikuar, mbi rrugën nacionale gjenden tarraca me ullinj ku janë gjetur disa objekte qeramike dhe arkitekturore ku mund te ketë qene qyteti i poshtëm i periudhës se dyte te jetës se tij.

Kështjella e Danjes ( Dagnum- Nënshkodër)

Kjo kështjelle e përmendur qe ne dokumentet e shek. XII, ishte qendër peshkopate dhe një ndër qendrat me te rëndësishme doganore të kohës qe kontrollonte rrugën tregtare Shkodër- Prizren. Kjo kështjelle mesjetare qe bënte pjese ne sistemin e fortifikuar te pellgut te Shkodrës dhe kontrollonte luginën e Drinit. Gjatë viteve 80 te shekullit te kaluar janë bere gërmime arkeologjike qe kane nxjerre ne drite rezidencën e sundimtareve vendas, familjes se Zaharinjve. Ajo ka luajtur një rol te rëndësishëm ne teatrin e ngjarjeve qe u zhvilluan gjate epokës se Skënderbeut.

Kështjella e Vigut (Kastri) Nënshkodër

Kështjelle e periudhës se vone romake shek. IV mbas Krishtit
Ajo kontrollonte një nyje rrugore te rëndësishme.

 

Kështjella e Shurdhahut (Sarda Sardum) Nënshkodër

 

Qyteti mesjetar i Sardes, qe shtrihej ne shpatin e kodrës, bënte pjese ne territoret e Dukagjineve. Lulëzimin me te madh e pati ne shek. XI – XII. Me formimin e principatave feudale merr fizionominë e je qyteti tipik mesjetar.

 

Kalaja e Balzes (Rjoll, Mbishkodër)

 

Kështjelle mesjetare e shek. XIII – XV.
Ruhen gjurmët e mureve rrethuese si dhe rrënojat e një kishe.

 

Qyteza e Beltojës (fshati Beltojë, Nënshkodër)

 

Vendbanim i fortifikuar ilir me dy faza jete: Beltoje I – Muret parahistorike (shek. XII – X para Kr.); Beltoje II – Muret e periudhës qytetare (shek. III para Kr.)

 

Vendbanimi i Marshejit (Kastrat, Mbishkodër)

 

Vendbanim i fortifikuar. Marshej I – Mure parahistorik qe mbron te vetmen mundësi ngjitjeje për ne kodër ne anën perëndimore te saj. Muri, i cili ruhet ende është punuar ne te thate me shkëmbej ne te dy faqet dhe i mbushur brenda me gurë te vegjël e mesatare. Ai ka gjatësinë rreth 70m dhe është 3.5m i gjere; Marshej II – Trakte muresh te shek. II – I para Kr.

 

Kisha e Shirqit (Bregu i Bunës, Shkodër)

Ndodhet 20 km larg nga qyteti i Shkodrës, në bregun e majtë të lumit Buna pranë fshatit Obot. Kjo ka qenë një kishë e shekullit të XIII (rreth vitit 1290). Kisha ka stil romantiko – gotik. Sot mbetjet përfaqësohen nga disa fragmente muresh si dhe disa varre murgjërish. Kisha e Shirgjit ka qenë mjaft e preferuar nga ana e princërve shqiptar dhe malazes për të kryer ceremonitë e martesave. Është dëmtuar nga gërryerjet e  lumit te Bunës dhe sot ruhet vetëm një trakt muri.

 

Fontana (Kryebushat, Nënshkodër)

 

Këta janë prej gur shtufi te gdhendur, zbukuruar me ornamente gjeometrike, shoqëruar me ylle e hëne. Sipër varreve janë shtrire kryqe te mëdhenj guri te ritit katolik, siç duket, dikur, para se te jene thyer nga koha, ata qëndronin vertikalisht. Ka mundësi qe varri trete te jete varr familjar, pasi kishte dimensione tepër te mëdha.

 

 

 

Vendbanimi i fortifikuar i “Gjytetit” (Kir – Pult)

 

Është toponimi i një lagjeje te vogël e përbëre prej tre – katër shtëpish, qe ndodhet përballe Telashit, poshtë një kreshte shkëmbore masive, qe ngrihej ne mes te luginës, linje obelisk gjigand. Vendbanimi përbehet nga një bllok parcelash te vogla, te niveleve te ndryshme te varura ne një terren shume te thyer, qe te kujton me te vërtete një kështjelle natyrore, e cila kontrollon gjithandej luginën.
Ne qendër te ne tarrace duket një kodrine e vogël qe ngjet me një tume ilire. Ajo qe rrethuar me ne mure te thate, me gurë mesatare. Ne sipërfaqe e te kodrinës, ku vegjetacioni i dendur vështirëson pamjen, dallohen dy struktura muresh te thate prej guri,me linja te drejta. Njëra strukture ruante ne nivelin e xokolatures dy brinje te një ndërtese kuadratike. Duhet shtuar se i gjithë vendbanimi i “Gjytetit” ne anën përballe luginës qarkohet prej një muri qe ndiqte konturet e relievit shume te thyer te brinjës se malit. Aty janë konstatuar disa trakte te këtij fortifikimi ndoshta mesjetar për nga teknika e ndërtimit.

 

Shtëpia e Bajraktarit (Abat – Shale)

 

Ne piken me te larte te fshatit Abat dallohet qe nga lart një shtëpi me një arkitekture te veçante madhështore dhe elegante. Ajo i përket një prej familjeve me te pasura te Shalës, asaj te bajraktarit. Ajo ngrihet ne një pike dominuese ne tre kate punuar krejtësisht me gurë te latuar. Frëngjitë karakteristike dhe çatia e tipit alpin ia shtije edhe me shume vlerat origjinale arkitekturore. Ajo mund te konsiderohet si një monument i traditës ndërtimore shqiptare.

 

Shtëpia e Lulash Keqit (Theth – Shalë)

 

Është shtëpi banimi dy katesh e shek. XIX e tipit kulle, arkitekture tradicionale e karakteristike e malësive te veriut. Punimi me gurë, karakteri i saj fortifikues si një kështjelle, ngritja e saj mbi një masiv shkëmbor, çardakët e çatia prej druri i japin asaj një origjinalitet e monumentalitet te përkryer.

 

Kulla e Ngujimit (Theth – Shale)

 

Ndodhet ne po te njëjtën lagje te fshatit. Ngjason me te paren ne shume karakteristika, por duke patur një tjetër funksion, ne atë te shërbimit për gati 2 m me poshtë, dalluam dy trakte themelesh te nje kishe me te hershme, punuar me gurë gëlqerore kuadratike.

 

Qyteza (Pepsumaj – Shosh)

 

Toponimi “Qyteze” është mjaft i përhapur ne pellgun e Shkodrës, por edhe ne rajone te tjera shqiptare e ballkanike. Ky rezulton me te vërtete si emërtimi i një vendbanimi te hershem prehistorik. E vetmja gjurme e konstatuar është një trakt muri i thate, i punuar me blloqe shkëmbinjsh te mëdhenj, i ngritur ne skaj te një tarrace, buze një përroi. Muri ngjason shume me ato te Grunasit e te Gimajve (Shale).

 

Vendbanimi i vjetër stanor (Mollkuqe – Shosh)

 

Pasi kalon Qafë – Pyllen, pikërisht ne bërrylin ku lugina merr kthesën drejt fshatit Kir, afër 100m ne brinje te malit, poshtë rrugës automobilistike, gjenden dy – tri tarraca te shkallezuara. Ne tarracen e dyte gjenden rrënojat e një ndërtese me forme drejtkëndore, punuar ne te thate me gurë mali te mëdhenj e mesatare. Banesa i ngjeshët nga njeri krah gjatësor, bregut te tarracës. Ne ketë ane është integruar ne funksion te murit edhe shkëmbi natyror. Ne anën e brendshme te te kësaj faqeje muri, ne lartësinë rreth 1m. Mbi toke, ka tri kamare kuadratike te baraslarguara. Edhe njëra nga faqet anësore, ajo djathtas, ruan një tjetër kamare ne po ate nivel. Muret perimetrike ruhen ne lartësinë rreth 1 – 2m. Stili dhe teknika e punimit, me shume ngjashmëri me ato te evidentuara ne zonën e Shalës, si dhe pozicioni i përshtatshëm strategjik i terrenit, ne shpine te malit e i rrethuar nga tri anetë prej një gremine te thelle, na shtynë te aludojmë për një ndërtim prehistorik.

 

Varreza e Telashit (Kir – Pult)

 

Ne hyrje te fshatit, mbi një bregore me gështenja ndodhet një varreze e vjetër e fshatit me rreth 20 varre te orientuara ne drejtimin lindje perëndim. Dallohen dy tip varresh: a. varre te thjeshta, qe përbeni shumicën. Këta ishin te konturuar me rrasa prej guri shtufi te papunuar si dhe dy rrasa te mëdha gjatësore te ngulura pingul ne trajte stele te koka e te këmbët; b. Varre monumentale ma forme sarkofagu, gjithsej tri; dy nga te cilët pranë e pranë, kurse i treti i veçuar.

Kështjella e Zhupit ( fshati Berishe e vogel, Puke)

Kjo është një kështjelle mesjetare e hershme ( shek VII-IX mbas Kr.)

Varreza e Komanit ( Puke)

Varreza shtrihet ne koren qe mban emrin “  Kalaja e Dalmaces”. Gërmimet arkeologjike kane nxjerre ne drite objekte te shumta qe i përkasin kulturës arbërore te mesjetës se hershme ( shek VI- IX mbas Kr.)

Stacioni rrugor “ Ad Pikarium” ( Puke)

Ky është një stacion rrugor i kohës romake ( shek II-I para Kr.)

Vendbanimi prehistorik i Grunasit ( Theth-Shale)

Është një vendbanim i fortifikuar i sapo zbuluar ne lagjen Grunas te Thethit. Ruhen muret fortifikuese prehistorike
( shek VIII para Kr.) dhe mesjetare si dhe mure tarracove e banesash te këtyre periudhave. Vlera e veçante e tij, qëndron ne atë se për here te pare, ne lugina te thella malore te alpeve tona dëshmohen gjurme te jetës njerëzore ne periudhat parahistorike. 

Kalaja e Dakajve

Kjo kala gjendet ne Shale te Dukagjinit, afër fshatit Nenmavriq, mbi një kodër shkëmbore mjaft te thepisur. Ajo ka shërbyer ne periudhën e vone mesjetare, shek XIV-XV, si rezidence e feudaleve vendas. Ne maje te kodrës, ne një sipërfaqe te kufizuar ruhen rrënojat e mureve prej guri me lidhje llaçi gëlqereje me karakter fortifikimi si dhe banesa te ndryshme ndoshta dhe gjurmët e një kishe.

Kisha e lashte e Kodërshnjergjit ( Shosh- Dukagjin)

Nën themelet e kishës se Shengjergjit, një kishe e madhe e tipit bazilikal me konstruksion gurësh, shkatërruar ne vitet e diktaturës, nga krahu i djathte i saj, jashtë mureve perimetrike, duken themelet prej guri te latuar ne ane te luginës.