KËSHILLI I QARKUT SHKODËR
BORDI RAJONAL I PUNËSIMIT E FORMIMIT

Workshop Shkëmbimi i Eksperincës për Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) të të Rinjve
Fjala e kryetarit te Keshillit te Qarkut z. Maxhid Cungu

Te nderuar pjemarres,
Projektit  “Adresimin në nivel lokal të sfidës së punësimit të të rinjve”, që po zbatohet në Qarkun Shkodër nga ILO, UNDP me financim të të Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tashmë është në fazën përfundimtare.
Në Qarkun Shkoder ky projekt vjen në vazhdimësi të nje eksperience tjeter pozitive që patëm në fushën e nxitjes së punësimit po me keto aktorë . Tashmë ishin krijuar strukturat e duhura si Bordi Rajonal i Punesimit dhe Formimit dhe u krijua nje experience positive ne funksionimin e tij. Ky Bord u konsolidua si strukturë konsultative që mbledh te gjithe aktorët kryesorë të fushës së punësimit në qarkun Shkodër dhe ku u mbështeten  disa nisma te rendesishme:  
Gjatë fazës së parë të projketit Për nxitjen e Punësimit të të rinvje u financuan 7 projekte te miratuara nga BRPF dhe u arrit të punësohen dhe formalizohen ne tregun e puën rreth 302 te rinj.
 Në kuadër të programit SEE NET, me miratimin e BRPF u hartua Analiza e Tregut të Punës që u prezantua  në Konferencën e zhvilluar në ambjentet e Këshillit të Qarkut , një tjeter arritje dhe i pari document i tille i realizuar në nivel rajonal dhe që do të shëbejë për përcaktimin e prioritetve për nxitjen e punësimit.
Në kuadër të programit SEENET është bërë e mundur pajisja e një laboratory të formimit professional ku janë mbështetur me bursë pune rreth 15  të rinj jetime që dalin nga institucionet rezidenciale.
 Gjithashtu Acli Ipsia ka mbështetur financiarisht rreth 8 sipermarrje te emigrantëve të kthyer me shtrirje në të gjithë territorin e qarkut.

Tashme jemi ne mbyllje te projektit dhe mund te themi se ato synime qe ne percaktuam qe ne fillim ne mbledhjet e Bordit –it dhe te miratuara ne Paktin Territorial te Punesimit ne perputhje me objektivat e Qarkut, kane ecur ne rruge te mbare. Sigurisht qe gjate kesaj ecurie kemi patur edhe probleme te paparashikuara, por sot mund te themi se kemi ecur perpara sipas planifikimit qe bashkarisht vendosem muaj me pare.

Persa i perket aksionit te pare, Bimet Aromatike Mjekesore, ka perfunduar trainimi i 10 te rinjve dhe eshte krijuar nje shoqate, Salvia Nord, e rregjistruar sipas ligjit, ku jane punesuar 5 nga te rinjte te cilet ishin pjesemarres ne kete trainim. Aktualisht po punohet per ndertimin e thareses se sherebeles.

Persa i perket aksionit te dyte Turizmi, jane rregjistruar 5 bujtina, 3 ne Theth, 1 ne Puke dhe 1 ne Lepushe, Kelmend. Gjithashtu kemi arritur te realizojme edhe punesimin e nje te riu ne secilen nga keto bujtina te moshes 16-29 vjec ,kryesisht nje familjar te tyre.
Ka perfunduar kursi i turizmit per te rinjte por kemi patur problem me zhvillimin e kurseve te  anglishtes per 6 te rinj ne Vermosh, kjo per arsye logjistike por qe do filloje shpejt. Pastaj tre prej tyre do te perzgjidhen per krijimin e nje biznesi.

Aksioni 3 Artizanati vazhdon rregullisht trajnimi dhe kete muaj, ne fund te Korrikut, perfundon trainimi i 40 te rinjve (10 per cdo zeje). Pastaj sipas TEP-it, do te ecet perpara me krijimin e bizneseve. Dua te theksoj se nga vezhgimi qe kemi bere shume nga keta te rinj te trainuar jane gati te dalin ne treg si biznese te pavaruara. Madje ne fund te trainimit do te organizojme nje ekspozite me punimet e te rinjve te trainuar.

Aksioni 4  Peshkimi, ka perfunduar plotesisht. Eshte realizuar trainimi i 60 peshkatareve te rinj, trainim i cili realizohet per here te pare pas viteve 90,  dhe 40 prej ketyre peshkatareve te rinj jane rregjistruar ne QKR. Po ashtu ka perfunduar edhe aksioni i pastrimit te liqenit nga rrjetat e demtuara ne vite. Dua te theksoj se ky aksion ishte shume i rendesishem per peshkataret dhe procesin e peshkimit ne pergjithesi, sepse rrjetat e mbetura ishin akoma aktive ne zenien e peshkut dhe si rrjedhoje paraqisnin rrezik eminent per infeksion.
Ne realizmim me sukses brenda afateve te parashikuara, kontributin kryesor e ka Shoqata e Menaxhimit te Peshkimit, Shiroke e cila realizoi te gjitha aktivitetet me perkushtim dhe seriozitet, kjo edhe fale eksperieces se tyre ne fushen e peshkimit dhe njohjes se problematikave te ketij sektori. Fakti qe kompania zbatuese eshte locale dhe me afer problematikave te sektorit beri qe ky aksion te jete me i suksekshmi, gje qe nuk mund te themi per kompanite e tjera zbatuese te cilat nuk jane locale dhe duhet te ishin me present ne terren dhe ne kontakt me Qarkun.

Aksioni i 5 Perpunimi i leshit, eshte realizuar krijimi I Shoqates se perpunimit te leshit dhe aktualisht kane marre ne dorezim makinerine e perpunimit, makineri e cila eshte instaluar plotesisht dhe eshte ne funksion te plote. Dhjete vajza te reja vazhdojne rregullish trainimin dhe nje nder synimet tona ne kete aksion eshte te filloje grumbullimi i leshit te bagetive nga fermeret vendas, te cilet deri me sot nuk kane patur treg per produktin e tyre. Kemi parashikuar se ne kete aksion do te perfshihen rreth 250 fermere.

 Dua te theksoj se ky project ka qene disi i vecante prej projekteve te tjera, i cili ka synuar jo vetem punesimin dhe formalizimin e te rinjve ne tregun e punes por edhe ne sigurimin e vazhdimesise nepermjet krijimit te sipermarrjeve te vogla. Sigurisht qe synimi yne kryesor ka qene nxitja e punesimit te te rinjve si dhe formalizimi i punes qe eshte nje nder problemet e mprehta te ekonomise tone por ky project ka synuar edhe perfshirjen sociale gje qe e ka realizuar me sukes, sepse shumica e te rinjve te trainuar vijne nga shtresat e margjinalizuara te shoqerise tone dhe ne i kemi dhene nje mundesi te ecin perpara.
Shkoder, 16 07 2014
Maxhid CUNGU,
Kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder