Workshop me temë “Transporti dhe Infrastruktura në Makrorajonin Adriatiko-Jonian”
Shkodër 06/11/2013

Të nderuar partnerë të projektit “ADRIGOV”
Së pari ju uroj mireseardhjen në Shkodër  dhe ndjehemi shumë të nderuar në të njëtën kohë që takimi i radhës së Komitetit për Transportin dhe Infrastrukturën  zhvillohet në qytetin tonë.
Në kuadër të projektit ADRIGOV përkatësisht Programit IPA Adriatik Bashkëpunimit Ndërkufitar, komponenti II  financuar nga BE, Këshilli i Qarkut Shkodër si partner në projekt organizon workshopin me temë: “Transporti dhe Infrastruktura në Makrorajonin Adriatiko-Jonian ” dhe “Komiteti Tematik AIE për Transportin dhe Infrastrukturën” .
Qarku Shkodër rënditet i dyti për nga sipërfaqja dhe i pesti për nga numri i popullsisë. Territori i qarkut me një total prej 341.049 banorësh,  përbëhet nga tre rrethe kryesore Shkodër ­ Malësi e Madhe ­ Pukë, me 5 bashki, 28 Komuna me një total prej 272 fshatrash. Me një ekosistem të larmishëm liqenor/ lumor/detar dhe pika më e afërt e transitit drejt veriut të Gadishullit të Ballkanit dhe tregun e Bashkimit Europian (me rrugë tokësore dhe hekurudhore ), qarku Shkodër manifeston të gjitha parakushtet e një zone të rëndësishme tregu dhe tranziti, si edhe të një qëndre të rëndësishme ekonomike dhe industriale të Shqipërisë.
Këshilli i Qarkut Shkodër ka bërë përpjekje të mëdha ndër vite në hartimin e dokumetave strategjike. Një numër dokumentash strategjike janë tashmë të gatshme në rajon, përmendim këtu:

–    Planin Rajonal Hapësinor, hartuar me ekspertizën e “Eptisa International Group” i cili i referohet metodave që do të përdorën nga sektori publik për të ndikuar në shpërndarjen e aktiviteteve në hapësire për një periudhë 20 vjeçare.

–    Strategjia e Zhvillimit Rajonal për synimet e mijevjeçarit Shkodër dhe Lezhë

–    Me mbështjen e bashkëpunimit Teknik Gjerman (GTZ) gjatë viteve të fundit, qarku Shkodër ka përpunuar  Konceptin e Zhvillimit Rajonal, i cili shërben si dokument kryesor strategjik për qarkun për përjudhën 2010 – 2016. Dokumenti i miratuar rëndit pesë prioritete kryesore për zhvillimin rajonal: – arsimin, trajnimi dhe ndërtimi i kapaciteteve; infrastruktura dhe shërbimet; turizmi dhe agroturizmi; bashkëpunimi rajonal; përmbytjet.  Në këtë kontekst me ndihmën e partnerëve rajonal të programit PNUD – ART GOLD 2, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Shkodër u hartua Planin Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm.  Po në zbatim të objektivave të Konceptit të Zhvillimit Rajonal për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, konkretisht atë të fëmijëve, Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me UNICEF hartoi strategjinë dhe planin e veprimit rajonal për fëmijët, 2011 – 2013.

–    Planet e Zhvillimit Lokal për bashkitë dhe komunat në Shqipërinë e Veriut.

Qarku Shkodrës duke qenë një rajon kufitar, me një traditë të hershme të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ekonomik por jo vetëm ekonomik, me rajonet e vendeve të tjera dhe aktualisht, një rajon i cili është në fokusin e disa programeve evropiane të bashkëpunimit ndërkufitar, është angazhuar në një proces intensiv përafrimi me instrumentat e BE dhe rezultatet e këtij angazhimi janë konkretizuar në aplikimin për projekte në programe të tilla si:  Programi IPA ADRIATIK (YOUTH ADRINET,  NEXT, ADRIGOV) Projekt-propozime strategjike,  Programit IPA CBC Shqipëri – Mali i Zi, Programit të Bashkëpunimit Transnacional të Evropës Juglindore (SEE), Programit Mesdhetar MED, SEENET, Programit të Zhvillimit Rajonal – Shqipëria Veriore, UNDP – ILO, etj.

Sfida kryesore është shndërrimi i qarkut në një rajon lidër në bashkëpunimin Ndërajonal, me një numër partnerësh vendore, evropianë dhe nga vende të tjera. Kjo lidhet jo vetëm me investimet e mëtejshme në konsolidimin e kapaciteteve por gjithashtu edhe në bashkërëndimin e aksioneve dhe kontributeve në përputhje me synimet dhe interesat e partnerëve rajonalë dhe të komunitetit për një zhvillim të qëndrueshëm.

Ky takim i zhvilluar sot është dëshmi e progresit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mire.

Shqipëria ka marre kryesimin e radhës së Nismës Adriatiko Joniane në periudhën një vjeçare, qershor 2013 – maj 2014.  Shqipëria e merr këtë kryesim në një moment shumë të veçantë për marrëdhëniet midis vendeve anëtare si dhe për marrëdhëniet e nismës me Bashkimin Evropian. Diskutimi i filluar brenda Bashkimit Evropian, mbi miratimin e një Strategjie të Makro Rajonit Adriatiko-Jonian, ka mbërritur në një stad shumë të rëndësishëm. Komisioni Evropian, në bashkëpunim me 4 Shteteve Anëtare të BE (Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia) dhe 4 vënde jo të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia) do të paraqesë deri në fund të vitit 2014 – në BE Strategjinë për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit “EUSAIR”. Strategjia Makro-rajonale për zonën  Adriatikë dhe Jonianë synon të sjellë një shtysë të re për bashkëpunimet dhe investimet në dobi të vëndeve të përfshira.

Në fakt, shumë nga problemet që pengojnë zhvillimin efektiv të zonës mund të zgjidhen vetëm permes bashkëpunimit të vendeve të përfshira. Për më tepër, EUSAIR ka për qëllim të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për integrimin në BE të vëndeve kandidate dhe  potenciale kandidate të zonës.

Në këtë aspekt, Strategjia e Makro ­ Rajonit Adriatiko-Jonian do të shërbejë si një stimul shtesë për sinkronizimin e përpjekjeve të përbashkëta në mbrojtjen mjedisore, përdorim të përgjegjshëm dhe racional të burimeve detare, kerkime, inovacion dhe zhvillimin e SME, ngritjen e kapaciteteve, për të siguruar përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendeve tona.  
Ne do të diskutojmë sot rreth kësaj çështjeje me rëndësi per të gjithë rajonin. Kontributi jonë do të jetë mjaft i rëndesishëm në procesin e hartimit të Planit operativ të Strategjisë së Makro Rajonit Adriatiko-Jonian. 

Duke ju uruar edhe një herë mirëseardhjen, ju uroj suksese në këto dy ditë takimi dhe shpresoj të kemi rezultate positive.

Faleminderit!
Maxhid CUNGU Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër