Qershor 2014
Rendesia e Strategjise EUSAIR dhe mbështetja me fonde per projektet midis qarqeve
Strategjia e Bashkimit Europian per Rajonin Adriatiko/Jonian EUSAIR eshte nje instrument koerent dhe i rëndësishëm per politiken e jashtme te Shqipërisë, ne mënyre qe te kemi nje rritje te qendrueshme te nje zone qe deri para dhjete viteve ishte dëshmitare e spastrimeve etnike apo e konflikteve nacionaliste dramatike.
Aktualisht hapësira Adriatiko joniane ndodhet midis tranzicionit te vendeve kandidate, krizën ekonomike dhe ngadalësimin e zhvillimit ne vendet anetare si dhe lindjen e paqëndrueshmërive ne te gjithe hapsiren europiane. Strategjia EUSAIR mund te luaje nje rol shume te rendesishem ne vitalizimin e idese se nje Europe heterogjene e solidale, e cila di te kaperceje krizat e ketyre viteve. Keto kriza kane vene ne dyshim unitetin e brendshem, sidomos ate midis Veriut dhe Jugut te Europes, duke bere qe procesi i zgjerimit te vendeve te Ballkanit te jete me i ngadalte. Nga kjo duhet te nisemi, për te kuptuar qe qëllimi kryesor i EUSAIR është krijimi i aksioneve te përbashkëta për afrimin e popujve dhe standardeve përmes krijimit te një Europe te hapur dhe solidare.
Ne menyre qe kjo strategji te kete sukses duhet qe shtetet, rajonet, qytetet dhe aktoret e ndryshem institucional te kene nje integrim me te forte te politikave te tyre me Strategjine EUSAIR. Eurorajoni Adriatiko Jonian vuan nga diferenca te medha ne zhvillimin ekonomik, papunesia e te rinjve arrin ne nivlee 50 % ne rajone te ndryshme, gjithashtu mungon nderlidhja infrastrukturore me akset kryesore Europiane, pasi eshte nje rajon i lene jashte nga Korridoret me te rendesishem te transportit Europian.

Qarku Shkoder këto vite ka qene i angazhuar ne disa projekte te mbështetur nga fondet IPA, si dhe ne projekte te tjera nder rajonale ne mes vendeve te rajonit. Keto projekte kane patur impakt shume te mire ne përafrimin e disa nga institucioneve pjesëmarrëse me vlerat dhe standartet e bashkimit europian. Gjithashtu me mbështetjen e bashkëpunimin e Rajoneve te Ndryshme Italiane dhe Institucione te rendesishme Nderkombetare janë zhvilluar dhe hartuar edhe strategi zhvillimi per sektore te ndryshëm si ai i turizmit apo per punësimin, te cilët kane nevoje per gjetjen e rrugëve te financimit te projekteve përbërëse te tyre.  Projektet midis qarqeve anetare dhe jo anetare, normalisht zbusin diferencat dhe afrojnë vendet dalëngadalë, per te krijuar nje rajon qe megjithëse eshte shume heterogjen te kete sa me shume përafrim me standartet europiane. Shqiperia vazhdon rrugën e saj drejt integrimit dhe permes mbështetjes se ministrive dhe aplikimit te qarkut shkoder ne thirrje te ndryshme per projekte mendojmë se po arrijmë dalëngadalë drejt standarteve te kërkuara.

Rendesia e mbështetjes se projekteve te cilat ndërlidhin rajonet e ndryshme te vendeve anetare dhe kandidate, qëndron ne transferimin e drejtpërdrejt te njohurive dhe standarteve te reja qe vendet kandidate duhet te kenë dhe qe mund ti marrin vetëm nga bashkëpunimi me institucione homogjene te Qarqeve apo Rajoneve anetare ne BE. Prandaj eshte  i nevojshëm vazhdimi i mbështetjes nga ana e Bashkimit Europian me fonde per EUSAIR si nje strategi e cila i grupon te gjitha projektet e zhvillimit te rajonit, ne shërbim te zhvillimit rajonal te përbashkët, si anetare te Bashkimit Europian.

Implementimi i kesaj strategjie duhet te angazhoje te gjithe aktoret institucional permes aksioneve dhe politikave te paracaktuara per permiresimin e efikasitetit, besueshmerise dhe qëndrueshmërisë, si dhe gjetjes se mënyrave te financimit.
Projekti AdriGov i ka dhene nje tjetër impakt pozitiv ngritjes se kapaciteteve dhe përafrimit institucional midis qarqeve Shqiptare dhe marrëdhënieve qe Qarqet dhe Rajonet Anetare kane me Institucionet Europiane. Plani me i afërt per kete projekt eshte realizimi i nje takimi me qarqet Shqiptare Anetare te EAI per t u informuar edhe me mire rreth EUSAIR si dhe per te dhene kontributin tone sado modest ne implementimn sa me efikas te kësaj strategie. 

Natyrisht Italia per Ballkanin eshte vendi qe perfaqeson polin orientues per ne. Semestri i presidences Italiane ne Bashkimin Europian do te jete nismetar i firmosjes dhe aprovimit te Strategjise dhe planeve te aksioneve per Eurorajonin Adriatiko Jonian. Italia pra do te kete serisht rolin kryesor ne realizimin e koordinimit midis partnereve te rajonit, dhe eshte detyre e secilit partner qe te beje koordinimin e qarqeve te veta.