Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Kam nderin e veçantë që në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Qarkun tonë. Dëshiroj të përshëndes në mënyrë të veçantë  miqtë tanë nga Bullgaria, Hungaria, Italia, Rumania, Serbia dhe Ukraina që janë këtu sot në kuadër të vizitës studimore të projektit PAIRS   (PERS) – Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen Aktive të Romëve në Europën Juglindore.  E organizuar nga tre partnerët shqiptarë të projektit, Malteser Shqiptar, TEULEDA dhe Ministria e  Mireqenies Sociale.

Është një kënaqësi e veçantë për mua si Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, të konstatoj se dy organizatat partnere të projektit PAIRS për Shqipërinë janë dy nga aktorët më të spikatur të shoqërisë civile të Qarkut tonë. Ky fakt na bën të ndihemi krenarë për kapacitetet e krijuara në Qarkun e Shkodrës dhe për më tepër që  eksperiencat dhe ekpertiza e tyre vlerësohet dhe ndahet nga partnerët  e rajonit dhe më gjerë.
Romët dhe Egjiptianët kanë qenë historikisht pjesë e popullsisë së qarkut tone. Sipas të dhënave statistikore të mbledhura në terren ( të pasqyruara në një studim të vitit 2012 të  Ministrisë së Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe UNICEF-it) në Qarkun tonë jetojnë 443 Romë. Pjesa më e madhe 85 familje ose 407 vetë jetojnë në territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe 7 familje të tjera 36 persona jetojnë Komunën Bërdicë, fshati Beltojë.
Këshilli i Qarkut i konsideron Romët  si qytetarë me të njëjtat të drejta dhe të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të vendit. Por megjithatë gjendja social-ekonomike e Romëve paraqet problem dhe sfida që kërkojnë zgjidhje.
Ne ndajmë të njëjtin mendim me partnerët e projektit PAIRS (PERS) se përjashtimi social dhe privacioni i Romëve është një problem i kahershëm dhe i pazgjidhur në të gjithë Europën Juglindore duke përfshirë vendin dhe qarkun tonë. Ashtu si partnerët e PAIRS, ne vlerësojmë se pavarësisht nga programet e ndryshme dhe iniciativat e shumta që Qeveria shqiptare dhe autoritet rajonale e vendore kanë ndërmarrë në favor të popullsisë Rome, komunitetet romë  janë ende të ekspozuar ndaj diskriminimit dhe segregacionit, dhe barazia e aksesit të tyre  në punësim, arsim, ndihmë ekonomike e sociale, kujdes shëndetësor, strehim te pershtatshem, shërbimet e tjera publike dhe në drejtësisë është ende i kufizuar.
Me miratimin e Strategjisë Kombëtare për Romët në 2003, dhe me antarësimin në Dekaden e Perfshirjes se Romeve 2005-2015, në 2008, Qeveria Shqiptare ka miratuar Planin Kombetar te Veprimit per zbatimin e Deklarates “Dekada e Perfshirjes se Romeve”. Plani Kombetar i Veprimit percakton prioritetet ne nivel kombetar, objektivat dhe aktivitetet per realizimin e prioriteteve si dhe strukturat pergjegjese per cdo ministry dhe pushtetin vendor . Pas miratimit te Planit Kombetar të Veprimit  cdo institucion dhe njesite vendore kane detyrim ligjor realizimin e detyrimeve te percaktuara ne keto dokumente si dhe pergatitjen e planit te aktiviteteve sipas fushes se veprimit.
Ne kete kontekst, në mbeshtetje te Ligjit Nr. 9355, Date 10.03.2005, “Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore”, ne zbatim te V.K.M  Nr. 563, Date 12.08.2005, “Per percaktimin e pergjegjesive te qarkut per shperndarjen e sherbimeve te perkujdesjes shoqerore”, si dhe Udhezimit Nr. 1 Date 02.02.2007 mbi zbatimin e V.K.M  Nr. 563, Date 12.08.2005, “Per percaktimin e pergjegjesive te qarkut per shperndarjen e sherbimeve te perkujdesjes shoqerore”,  në Qarkun tone është ngritur dhe funksionon Komiteti i  Vleresimit te Nevojave dhe Planifikimit te Sherbimeve ne nivel Qarku, i cili mblidhet dy herë në vit për  analizën vjetore të punës për realizimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë Kombëtare për Romët dhe  Planin Kombëtar të  Veprimit “Dekada e Përfshirjes së Romeve”.
Në varësi të këtij Komiteti, që prej datës 11.06.2010 është ngritur dhe funsionon  “Grupi Teknik per Ceshtjet Rome”  me specialistë të Sherbimeve ne Sektorin e Kompetencave Vendore, në Prefekturë,  ne Drejtorine e Policise te Qarkut, në  Drejtorinë e Shendetit Publik te Qarkut, në Drejtorine Arsimore Rajonale, në Zyren Rajonale te Sherbimit Social Shteteror, në Zyrën Rajonale të Punësimit, përfaqësuses të Shoqatës rome etj.

Grupi Teknik per Ceshtjet Rome (GTCR), ka për mision evidentimin e situates social ekonomike dhe vlersimin e nevojave te komunitetit Rom, grumbullimin dhe koordinimin e te dhenave  statistikore te siguruar ne rruge zyrtare dhe jo zyrtare, per te percaktuar shkallen e vulnerabilitetit dhe perjashtimin social qe perjeton komuniteti Rom, shfrytzimin e burimeve lokale per te siguruar nje akses me te madh te ketij komunitetit per sherbimet qe ofrohen ne nivel Qarku.
Disa nga problematikat e trajtuara nga Komiteti dhe Grupi Teknik kanë qenë:
1. Evidentimi i saktë i gjendjes së Romeve ne territorin e Qarkut Shkoder, vendodhja, numri dhe situata e tyre.
2. Evidentimi  i projekteve dhe OJF-ve qe ofrojne sherbime per kete komunitet
3. Hartimi i Plani Rajonal per Romet
4. Përgatitja e Termave të References per nje projett per Romet ne territorin e qarkut Shkoder.
5. Hartimi nga ana  Grupit Teknik të Plani Aktivitetesh ne zbatim te Planit Kombëtar të Veprimit, miratimi i tij prane titullarit dhe dorëzimi i nje kopjeje ta prane Këshillit të Qarkut.
Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me Sekretariatin Kombëtar të Romëve prane Ministrisë  së Punës Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta,  po ndjek nga afër dhe mbështet punën e Komitetit dhe Grupit Teknik per realizimin e sistemit të monitorimit dhe raportimit te indikatoreve te Planit te Veprimit per Dekaden e Perfshirjes se Romeve.

Në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër përshëndes përqasjen e projektit PAIRS për trajtimin e çështjeve që prekin komunitetin Rom në mënyrë plotësuese, trans-nacionale përmes përgatitjeve të masave konkrete dhe kapitalizimit të përvojave, praktikave të mira dhe dijenive të shkëmbyera. Shpreh bindjen se kjo përqasje do të na ndihmonte  edhe ne për të përmirësuar praktikat dhe programet tona që synojnë përfshirjen dhe integrimin më efikas dhe afatgjatë të bashkëqytetarëve tanë Romë në jetën sociale ekonomike dhe kulturore të Qarkut tonë.
Këshilli i Qarkut Shkodër shpreh mbështetjen e tij për projektin PAIRS si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët e projektit.

 

 

 

PAIRS – Programmes for the Active Integration/

Inclusion of the Roma in South-East Europe

&

DECADE INTELLIGENCE project

 

Joint Conference

 

20 March 2014

Hotel Colosseo – Shkodër, Albania