Zgjedhja dhe Kompetencat e Kryetarit te Keshillt te Qarkut
Zgjedhja:Në mbledhjen e tij të parë të këshilli i qarkut i dalë nga zgjedhjet:a) zgjedh komisionin e mandateve, i cili verifikon mandatet e anëtarëve të këshillit;b) vërteton mandatet e anëtarëve të këshillit;c) zgjedh kryetarin, zëvendëskryetarin dhe kryesinë e këshillit të qarkut.Neni 60, i ligjit 8652, përcakton kompetencat e Kryetarit te këshillit të qarkut sikur me poshtë vijojnë:1. Kryetari i këshillit të qarkut, përfaqëson këshillin e qarkut në marrëdhënie me organe shtetërore, me organet e njësive të qeverisjes vendore, me persona fizikë dhe juridikë vendas ose të huaj, si dhe ushtron këto kompetenca:
Kompetencat e Kryetarit te Keshillit te Qarkuta) kryeson mbledhjet e këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;b) nënshkruan të gjitha aktet e këshillit dhe të kryesisë së këshillit, si dhe procesverbalet e mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë;c) siguron zbatimin e vendimeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;ç) në përputhje me tematikën e mbledhjeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë përgatit raportet, projektvendimet dhe materialet e tjera të nevojshme;d) drejton administratën e këshillit të qarkut dhe përgjigjet para këshillit për funksionimin e saj;dh) emëron dhe shkarkon personelin e administratës së këshillit të qarkut, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”;e) garanton kryerjen e funksioneve që i janë dhënë me ligj këshillit të qarkut;ë) merr masa dhe siguron funksionim normal të gjitha strukturave të këshillit, të mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë së tij;f) ushtron kompetenca të tjera që i ngarkohen atij me ligj, nga këshilli i qarkut ose nga kryesia e tij.2. Në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetari i këshillit të qarkut nxjerr urdhra me karakter individual.3. Në mungesë të kryetarit, funksionet e tij kryhen nga zëvendëskryetari.