Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Z.Edmond Ndou
Avokat Edmond Ndou, ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, e më pas studimet master Shkencor “E drejtë Kushtetuese dhe Administrative”. Në vitin 2019 ka përfunduar shkollën e avokatisë, ku është pajisur me licensën për ushtrimin e këtij profesioni.
Z. Edmond Ndou ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në Shkodër, në sektorin publik e privat. Ai ka qënë drejtues i Hipotekës në Shkodër, përgjegjës në regjistrimet fillestare të pronave, drejtor i Media Nord, këshilltar i kryetarit të bashkisë Shkoder, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vitet 2017 dhe 2021.
Gjithashtu z.Ndou është anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, ku mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste. Prej 1 shkurtit të vitit 2024 Ndou mban postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër.