“MBI MIRATIMIN E RRJETIT TË LINJAVE TË TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE BRENDA FSHTARAVE TË KOMUNËS BUSHAT”.

 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër i mbledhur sot me datën 0503.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve (Sektori i Transportit), për miratimin e linjave rrethqytetase të transportit të udhëtarëve me oraret e tyre në Komunën Bushat, me kërkesë të kësaj komune me shkresën Nr.Prot. 240, datë 29/02/2012, shkresës nr.241 datë 29.02.2012 , mbështetur Ligjin Nr.8652 ,datë 31/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore” (neni 54);Ligjin Nr.10302, datë 15/07/2010 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8308, datë 18/03/1998 për transportet rrugore i ndryshuar” (neni 15, shkronja d; neni 20); Udhëzimin Nr.15, datë 24/07/2007 “Për kriteret dhe proçedurat e lëshimit të liçencave, autorizimeve dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugorë ” të ndryshuar(neni 2, pika 24 / shkronja e; neni 17, pikat 1, 2, 3; neni 19, paragrafi II / III) pas diskutimitnga anëtarët ;                                              

 

                                                

 

                                                                        VENDOSI:

 

 

 

1.      Të miratojë linja rrethqytetase të transportit të udhëtarëve  me oraret e tyre:

 

Hoten-Barbullush; Kukel-Barbullush; L.Kumbulla, Kryqyzim-Rranca; Koderloc-Shkjez-Bushat; Sumez-Fshati i Ri; Trush i Poshtëm-Fshati i Ri; L.Malcore, Kryebushat-Bushat-Qendër; Melgush i Madh-Qendër Melgushë i Vogël; L.Siprakë-Stajka; Hoten-Fshati i Ri.

 

 

 

2.      Të miratojë linjat rrethqytetase të transportit të udhëtareve me oraret e tyre:

 

Qender fshati Barbullush-Shkoder: Qender fshati Mali i Jushit-Shkoder; Qender fshati Rranza-Shkoder: Qender fshati Melgush-Shkoder: Qender fshati Kosmaq-Shkoder: Qender fshati Stajka-Shkoder; Qender fshati Ashte-Shkoder.

 

 

 

3.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve, Sektori i Transportit &

 

      Emergjencave Civile në Këshillin e Qarkut Shkodër dhe  Komuna  Bushat .

 

4.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas shprehjes së ligjshmërisë nga Prefekti.

 

 

KRYETARI
Maxhid CUNGU