Për dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, në bazë të propozimit të Unionit MbarëKombëtar të të Persekutuarve Politikë të Malësisë së Madhe dhe Shoqatës të Trashigimtarëve të Pushkatuarve Politikë-Malësi e Madhe, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Komisioni Këshillimor pranë Këshillit të Qarkut Shkodër “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”,  në mbështetje të shkronjës dh” të pikës 1, të  nenit 113 të  ligjit nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar;  të nenit 77, shkronja ll”, nenit 78, pika 1, nenit 82, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 83, pika 1, shkronja “ç”    ligjit Nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;  të nenit 14, 15 dhe 16 të ligjit nr.112/2013 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.861, datë 10.12.2014 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisioneve këshillimore për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, pas diskutimit nga anëtarët;

 

V E N D O S I :

 

1.      Dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT” të ndjerit Gjon Mark Kumllaku  (pas vdekjes), me motivacionin:

 

“Për rezistencën ndaj persekutimit dhe izolimit komunist dhe për ndërgjegjësimin e shqiptarëve për fytyrën çnjerëzore të shtetit diktatorial komunist në shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke dhënë kontribute të veçanta në zhvillimet demokratike në Shkodër dhe Shqipëri”

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohen  anëtarët e Komisionit Këshillimor të Këshillit të Qarkut Shkodër “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”.

 

3.      Ky vendim hyn  në fuqi 10 dite pas shpalljes së tij.

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016

 

K R Y E T A R E

Greta BARDELI