V E N D I M
Nr.13 Datë 27.01.2010
“Mbi miratimin e përdorimit të të ardhurave të planifikuara të vitit 2010 për Këshillin e Qarkut Shkodër”
V E N D O S I :
1.-Të Ardhurat e planifikuara që do të realizohen deri në fund të vitit 2010 për Këshillin e Qarkut Shkodër, të përdoren si më poshtë:
I-Për “Shpenzimet Operative “ Art 602 të ardhurat do të përdoren për:
– Pagesë KRRT-je 600 mijë lekë .
II-Për Investime Art.231 te ardhurat do të përdoren për:
-Blerje paisje zyrash 200 mijë lekë
III– Për Shoqatën e të Verbërve të përdoren shumat ;
Gr.0 Tit.04980.Kap. 5 Art 6044002 shuma 400 mijë lekë e detajuar për:
-Shoqata e të verbërve Shkodër 200 mijë lekë
-Shoqata e të verbërve Pukë 100 mijë lekë
-Shoqata e të verbërve M.Madhe 100 mijë lekë
IV- Për Shoqatën e Kryetarëve të Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë .
Gr.0 Tit.04980 Kap. 5 Art 6040002 shuma 250 mijë lekë.
V- Për përdorim nga Nd/ja e Rrugëve Rurale në shumën prej 7 275 mijë lekë përkatësisht:
-Paga Art 600 leke 2 660 mijë lekë
-Shpenzime Operative Art 602 “ 3 615 mijë lekë
– Blerje Mjet Transporti Art.231 1 000 mijë lekë
(sipas planit të miratuar për Art. 602)
2.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit,Drejtoria e Prokurimeve Publike dhe e Shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër .
3.-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas marrjes së Shprehjes Ligjore nga Prefekti..
Gjovalin KOLOMBI