V E N D I M Nr.31 Datë 24.09.2010
“ Mbi përdorimin e Fondit Rezervë me rastin e dëmtimit të rrugëve të shkaktuara nga rreshjet apo ngjarje të paparashikuara. ”
Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit si dhe Drejtoria e Shërbimeve, “Mbi përdorimin e Fondit Rezervë me rastin e dëmtimit të rrugëve të shkaktuara nga rreshjet apo ngjarje të paparashikuara”, bazuar nëLigjin Nr. 8652 datë 31.07.2000 ”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2009 “Për menaxhimin e sistemit Buxhetor”Udhëzimin e nr. 1 datë 21.01.2010 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2010”pas dikutimit nga anëtarët :
V E N D O S I : 1-Të miratojë nga Fondi Rezervë i Këshillit të Qarkut Shkodër, shumën prej 2 000 mijë lekë për emërgjencë me rastin e dëmtimit te segmenteve rrugore të Qarkut Shkodër nga rreshje apo ngjarje të paparashikuara. 2– Kjo shumë do të transferohet në N d/jen Rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër me Urdhër të lëshuar nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, sipas relacionit teknik dhe preventivit të hartuar në varësi të dëmtimit të rrugës nga rreshjet apo ngjarje të paparashikuara. 3.- Të bëhen ndryshimet në Rregjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike. 4.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit, Drejtoria e Prokurimeve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër si dhe Nd/ja Rajonale Rrugëve Rurale Shkodër. 5.-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I GJOVALIN KOLOMBI |