V E N D I M

Nr. 35 Datë 24.09.2010

 

“Mbi  përcaktimin e numrit të automjeteve ne dispozicion të Këshillit

të Qarkut Shkodër. ”

       Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit si dhe Drejtoria e Shërbimeve,Mbi  përcaktimin e numrit të automjeteve ne dispozicion të Këshillit të Qarkut Shkodër”,bazuar nëLigjin nr.10160 datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nënpunësit civilë”,  pas dikutimit nga anëtarët,

V E N D O S I :

1-      Automjetet e poshtëshënuara në inventar të Këshillit të Qarkut Shkodër, vihen në dispozicion të Administratës  së Këshillit të Qarkut :

Ø  Automjeti tip AUDI me targa SH4224E.

Ø  Automjeti tip BENZ me targa SH8081D.

 

2-      Automjeti tip TOYOTA me targa TR4043I, dhënë  në përdorim nga UNOPS-i për Këshillin  e  Qarkut sipas marrëveshjes së datës 28.07.2006, vihet në dispozicion të  Administratës së Këshillit të Qarkut.

 

3-      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit, Drejtoria e  Burimeve Njerëzore  pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

      4-  Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

 

 

                                                                                                K R Y E T A R I

                                                                                        GJOVALIN KOLOMBI