“Mbi miratim i përditësimit të listës së pjesmarrësve të Këshillit të Partneritetit të Qarkut Shkodër”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e saj të datës 24.09.2010, pasi degjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Programimit dhe e Zhvillimit Rajonal dhe e gjeti ate në përputhje me ligjin 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, në bazë të VKM 773, datë 14. 11. 2007, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal” , në bazë të Vendimit të Këshillit të Qarkut Shkodër nr 56, datë 05.11.2008, “Mbi krijimin e n/forumeve si pjesë e Këshillit të Partneritetit të Qarkut Shkodër” , pas diskutimit nga anetaret,
V E N D O S I
- Të miratojë listën e përditësuar për Këshillin e Partneritetit të Qarkut (Tabela bashkëngjitur)
- Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit Rajonal.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI
|