VE N D I M

Nr.38 Datë 24.09.2010

 

Mbi  miratim fondi për bashkëfinancim me  Komunën Vig-Mnelë”

 

        Këshilli i Qarkut Shkodër  , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit , “Mbi  miratim fondi për bashkëfinancim me  Komunën Vig-Mnelë ”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008”Për menaxhimin e sistemit  buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,neni 44, Udhëzimin nr.1 datë 21.01.2010 “Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2010, kap 4, pas dikutimit nga anëtarët,

 

V E N D O S I :

1.-Të miratojë transferimin e fondeve  në shumën  400 000 lekë, Komunës Vig-Mnelë, për    

    bashkëfinancim  për “Hapje dhe  sistemim  rruge në lagjen Kullaxhi” të Komunës 

    Vig-Mnelë.

 

2.– Ky fond përbëhet nga diferenca e prokurimeve të  Rilevimeve Topografike të vitit 2009 në;

          Rilevim Topografik  Bogë                                      në shumën     80 000 lekë

          Rilevim Topografik Fsh.Terbun Livadh-Kabash    në shumën   320 000 lekë

TOTALI                                                                                     400 000 lekë

3.-Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit  pranë Këshillit të

     Qarkut Shkodër .

4.-Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

 

K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI