V E N D I M
Nr. 40 Datë 24.09.2010
Mbi aprovimin e draftit të Konceptit të zhvillimit rajonal për qarkun Shkodër
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e saj të datës 24.09.2010, pasi degjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Programimit dhe e Zhvillimit Rajonal dhe e gjeti ate në përputhje me ligjin 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, në bazë të VKM 773, datë 14. 11. 2007, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal”, pas diskutimit nga anetaret,
V E N D O S I
- Të miratojë Draft – Konceptin strategjik të zhvillimit të qarkut Shkodër.
- Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit Rajonal.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI
Gjovalin KOLOMBI