V E N D I M
Nr. 41 Datë 24.09.2010
Miratim i kritereve për përcaktimin e prioriteteve për ndërhyrje nga programi ArtGold2, mbështetur nga PNUD dhe listimi i projekteve për propozim
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e saj të datës 24.09.2010, pasi degjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Programimit dhe e Zhvillimit Rajonal dhe e gjeti ate në përputhje me ligjin 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, në bazë të VKM 773, datë 14. 11. 2007, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal” , në bazë të Vendimit të Këshillit të Qarkut Shkodër nr 56, datë 05.11.2008, “Mbi krijimin e n/forumeve si pjesë e Këshillit të Partneritetit të Qarkut Shkodër” , pas diskutimit nga anetaret,
V E N D O S I
- Të miratojë kriteret e përzgjedhjes së prioriteteve për ndërhyrje nga programi ArtGold2 mbështetur nga PNUD.
- Të miratojë prioritetet sipas listës bashkëngjitur, përzgjedhjen përfundimtare për financim të të cilave do ta bëjë ArtGold2.
- Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit Rajonal.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Gjovalin KOLOMBI