V E N D I M
Nr.19 datë 27.05.2009
“Mbi përdorimin e Fondit Rezervë të Këshillit të Qarkut Shkodër për rast emergjence”.
V E N D O S I :
1. –Të miratojë Vendimin e Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër të datës 05.03.2009 mbi përdorimin e Fondit Rezervë të Këshillit të Qarkut Shkodër, në shumën deri në 150 mijë lekë për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe të varrimit për tre pjesëtarë të një familjeje nga fshati Grilë-Vrakë i Rrethit të Malësisë së Madhe, të djegur në një aksident në Firence – Itali.
2. – Të bëhen transferimet si më poshtë:
SH T O H E T
Gr.0 Tit.01110 Kap. 5 Art 6020000 shuma 150 mijë lekë.
P A K S O H E T
Gr.0 Tit.04980 Kap. 5 Art 6090000 shuma 150 mijë lekë.
3.- Të bëhet shtesa ne Rregjistrin e Parshikimit të Prokurimeve Publike.
4.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës & Buxhetit , pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
5.-Ky vendim hyn në fuqi menjëhërë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI