V E N D I M
Nr.15 Datë 15.2. 2008
“Mbi vendosjen e kuotës së antarësisë së Komunave dhe Bashkive për Qarkun eShkodrës për vitin 2008”.
Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij te datës 15.02. 2008, pasi dëgjoj materialin e paraqitur nga Departamenti i Ekonomi – Financës ,”Mbi vendosjen e kuotës së antarësisë së Komunave dhe Bashkive për Qarkun e Shkodrës për vitin 2008”, bazuar në ligjin Nr.8652 datë 31.07.2000, neni 18, pika 2, dhe neni 54 pika b, si dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave Nr.4 date 17.01.2008”Per Zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2008” pas diskutimit nga antarët :
V E N D O S I :
-
Kuota e antarësisë (Taksa e Qarkut ), nga Bashkitë e Qarkut Shkodër për vitin 2008 do të jetë në masën 2.5 % mbi të ardhurat e realizuara të vitit 2008.
-
Kuota e antarësisë (Taksa e Qarkut ), nga Komunat e Qarkut Shkodër për vitin 2008 do të jetë në masën 1.5 % mbi të ardhurat e realizuara të vitit 2008.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI