Mbi përdorimin e të ardhurave të trashëguara nga viti 2008 për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në Qarkun Shkodër
V E N D O S I :
1.- Nga të Ardhurat e trashëguara të vitit 2008, të përdoren për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si më poshtë vijon:
Për “Sofrën e Dukagjinit” të përdoret shuma prej 100 mijë lekësh nga të ardhuarat e Këshillit të Qarkut Shkodër të vitit 2008. Me ketë shumë do të bëhet pagesa e kengëtarëve pjesëmarrës.
Për “Lojra popullore 2009”organizuar nga Ojf The Door, të përdoret shuma prej 300 mijë lekësh nga të ardhuarat e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2008.
Shuma do të përdoret nga :
Gr. 0 Tit.04980 Kap.5 Art 604
2.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës & Buxhetit si dhe Drejtoria e Shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
3.-Ky vendim hyn në fuqi me datën 1 janar 2009.