V E N D O S I :
1. Të ndryshojë destinacionin e fondit 300 000 lekë të parashikuar në Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkodër Nr. 53, datë 05.11.2008, në pikën 2, g të tij, fond ky i parashikuar si shpërblim për fituesit e grupit konkurrues që do të përfaqësojë Qarkun Shkodër
2. Përdorimin e këtij fondi për:
– Përballimin e shpenzimeve të udhëtimit të Grupit artistik për në Gjirokastër dhe kthim.
– Përballimin e shpenzimeve për shfaqjet që do të zhvillojë Grupi përfaqësues në Bashkitë kryesore të Qarkut, që do të shërbejë për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore të popullit tonë.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve dhe Drejtoria Financës dhe Buxhetit
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.