V E N D I M
Nr 57 datë 11.12.2007
Për miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Shkodra 3, me sipërfaqe 48.13 ha, në Bashkinë Shkodër.
VENDOSI:
1. Të miratojë propozimin për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Shkodra 3, ne Bashkinë Shkodër, me siperfaqe 48.13 ha, me 159 ndertime pa leje, të vetëdeklaruara, sipas dokumentacionit tekniko-ligjor bashkëlidhur.
2. T’i propozojë KRRTRSH-së miratimin e kufirit të kësaj zonë vendbanimi si dhe depozitimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-it në Tiranë, të këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Urbanistikës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër, Bashkia Shkodër, si dhe Zyra e ALUIZNI-it Shkodër.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Gjovalin KOLOMBI