“Për përcaktimin e prioriteteve të investimeve në  Qarkun Shkodër për vitin 2012”

 

Këshilli  i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, në përputhje me nenin 110, pika 2 të Kushtetutës së Republikës Shqipërisë, me ligjin 8652, datë 31.07.2000,  Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, me ligjin nr 10487, datë 05. 12. 2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, neni 15, aneksi 3, pika V dhe XII, Shkresën me nr. prot. 704, datë 03.02.2012, nga Ministria e Brendshme, Shkresën me nr prot. 89, datë 06.02.2012, drejtuar të gjitha njësive të qeverisjes vendore nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, në bazë të prioriteteve të paraqitura nga çdo njësi vendore. Pas diskutimeve te materialeve të paraqitur nga Drejtoria e Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal,  mbi përcaktimin e prioriteteve të investimeve të vitit 2012, për tu paraqitur pranë Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve:

 

 

V E N D O S I:

 

1.      Të miratojë  listën e projekteve prioritare për tu paraqitur në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve

2.      Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Koordinimit dhe Zhvillimit  

Rajonal.

3.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

K R Y E T A R I
Maxhid CUNGU