Mbi aprovimin e Planit Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm, Qarku Shkodër
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, në përputhje me nenin 110, pika 2 të Kushtetutës së Republikës Shqipërisë, në ligjin 8652, datë 31.07.2000, në nenin 5, pika 5 dhe në nenin 13 “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”,
Duke shqyrtuar materialin e paraqitur nga Drejtoria e Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal, mbi aprovimin e “ Planit Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm në qarkun Shkodër”
V E N D O S I:
1. Të miratojë draftin përfundimtar të “ Planit Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër”
2. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë