Gjatë takimit dhe kontakteve të Ambasadorit të Greqisë z Leonidhas Rokanas, me kryetaren e këshillit te qarkut Shkodër zonjën Greta Bardeli Gjoni, u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me funksionim in e njësive te qeverisjes vendore pas reformës se re elektorale.

Gjatë takimit dhe kontakteve të Ambasadorit të Greqisë z Leonidhas Rokanas, me kryetaren e këshillit te qarkut Shkodër zonjën Greta Bardeli Gjoni, u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me funksionim in e njësive te qeverisjes vendore pas reformës se re elektorale. Gjithashtu zonja Bardeli Gjoni i bëri një ekspoze të punës të njësive të reja të qeverisjes vendore në përgjithësi dhe atë të këshillit të qarkut Shkodër në veçanti. Ajo diskutoj edhe rreth vizitës së saj muajin e kaluar në Qarkun e Epirit dhe bashkëpunimit qe ne kemi patur me këtë qark si dhe partnere të tjerë nga Italia dhe Ballkani në kuadër të projektit AdriGov, për një bashkëqeverisje në Adriatik Jon. Këshilli i qarkut është i integruar mire ne institucionet ndërkombëtare evropiane ku ai aderon dhe jep kontributin e tij ne bashkëqeverisjen ne nivel lokal në zonë Adriatiko-Joniane tha zonja Bardeli. Në takim, të dy palët ishin të një mendimi mbi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve, të cilët kanë histori dhe tradita të lashta. Në këtë kuadër, u theksua nevoja e avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellët. Një formë konkrete bashkëpunimi, e cila u vu në dukje gjatë takimeve, është dhe Programit i BE-së për Bashkëpunimin Ndërkufitar dhe territorial. Ambasadori z Rokanas, theksoi se Greqia, pavarësisht krizës ekonomike dhe krizës së refugjatëve, mbetet investuesi i parë ekonomik dhe partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Informoi në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe qëndrimet e Greqisë për sa i përket çështjes së refugjatëve dhe të emigrantëve nga lindja e mesme. Gjithashtu zoti Rokanas tha: Greqia mbështet në shumë mënyra Shqipërinë, si vend kandidat për anëtarësim në BE. Konkretisht ndërmjet palëve u ra dakord dhe zhvillimi i një konference të përbashkët zhvillimi, ku krahas partneriteteve me ente homologe shqiptaro-greke të përfshihen dhe investitorët e mundshëm që mund të krijojnë dhe hapësira të reja punësimi. Në takim ishin të pranishëm dhe stafet respektive.