Organizuam “Tryezën Rajonale mbi Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit 2026”,ku patëm mundësinë të diskutojmë me përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore dhe sektorit privat mbi vizionin e përbashkët për zhvillimin e turizmit në Qarkun e Shkodrës.
Potenciali i jashtëzakonshëm natyror, kulturor dhe historik që ofron qarku Shkodër, kërkon bashkëpunim, promovim profesional dhe investime të qëndrueshme, për ta kthyer rajonin tonë në një destinacion konkurrues gjatë gjithë vitit.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin që japin në këtë sektor, për idetë dhe sugjerimet qe i shërbejnë përmirësimit të ofrimit të shërbimeve.
Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të fortë për turizmin dhe zhvillimin e rajonit tonë.

























