Shkodra, qyteti me një identitet të fortë dhe plot histori, po ridimensionet përmes projekteve që kombinojnë arkitekturën tradicionale me zhvillimin bashkëkohor. Me mbështetjen e qeverisë shqiptare, Muzeu i Kujtesës dhe hapësira e re përreth Xhamisë së Madhe do të jenë dy pika kyçe për qytetin dhe vizitorët.

Projektet e prezantuara në hollin e Bashkisë Shkodër nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Benet Beci, janë dëshmi e angazhimit serioz që qeveria shqiptare ka për Shkodrën si një qëndër e rëndësishme rajonale.
Shkodra po merr formën që meriton, duke respektuar të shkuarën dhe ndërtuar të ardhmen!