Shkodra humbet sot nje tjeter figurë të çmuar të skenës së artit, “Mjeshtri i madh”, Paulin Preka.
Ai do mbahet mend si një ikonë e humorit me një sjellje elegante në skenë, batutën e hollë dhe origjinalitetin, i cili u kthye në një simbol të Estradës së Shkodrës ku sherbeu në 40 vite karrierë.
Paulin Preka eshte duartrokitur pafund dhe padyshim duatrokitjet për të do të vazhdojnë po aq gjatë sa batutat e tij të papërsëritshme…