Këshilli i qarkut Shkodër ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, Qeveri Qëndrore – Vetëqeverisje Vendore ku u diskutua për problematikat e turizmit 🏖 si dhe një sërë çështjesh të tjera.
Bashkëbiseduam lidhur me të gjitha përgatitjet që qarqet dhe bashkitë kanë bërë për të patur një sezon turistik sa më të mbarë. ☀️🌊

Në fokus ishin sfidat dhe problematikat që paraqet sezoni si menaxhimi i mbetjeve🚯, siguria apo mirëmbajta e infrastrukturës dhe punën që kemi bërë në këtë drejtim për të marrë masat e duhura.
Qarku i Shkodrës është destinacioni më i madh turistik i veriut tonë, tashmë është çelur sezoni turistik në të 5 Bashkitë përbërëse të qarkut dhe janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për të patur një sezon veror të suksesshëm. ✅

#qarkushkoder
#SkaKohëPërPushim
#sezoniveror2022