Këshilli i qarkut Shkodër kishte kenaqesinë të presë në një takim zyrtar ekipin e eksperteve te projektit “Studimi i Turizmit të Integruar Rajonal dhe Rritja Urbane (RITUUS).

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i objektivave të projektit, vendosja e kontakteve me përfaqeësues të Këshillit të Qarkut Shkodër si dhe ndarja e mendimeve dhe marrja e sugjerimeve për zbatimin sa më të suksesshem të këtij projektit.

Projekti për turizmin e integruar dhe modernizimin urban synon zhvillimin e një Strategjie Rajonale të Integruar të Turizmit dhe Permiresimit Urban në zonën e projektit: Bashkia e Shkodrës dhe një pjesë e Bashkive Lezhe & Malesi e Madhe, përfshirë Detin Adriatik vija bregdetare (zonat Velipoje- Shëngjin), lumi Buna, Liqeni i Shkodrës dhe zona e hyrjes në Alpet Shqiptare.

Ky projekt është pjesë e një pakete unike të projekteve strategjike të miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, e propozuar nga FSHZH, duke nënvizuar se zhvillimi i suksesshëm ekonomik kërkon një përzierje të infrastrukturës së nevojshme, investimeve dhe një kornizë për inkurajimin e zhvillimit ekonomik nga sektori privat.